Dorëheqja e Roshit, reagon Berisha: Po Rama a do të largohet për dosjen spanjolle?

May 31, 2016 | 15:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili pranoi sot publikisht se ka qenë i dënuar për një sherr kur ishte minoren në Itali.

berisha-5-1Berisha thotë se “Evisnin e mori Ervisi, emri me të cilin ishte i dënuar”. Por Berisha ngre pyetjen nëse Rama do të bëjë të njëjtën gjë për ndryshimin e emrit dhe krimet që sipas tij ka bërë në Spanjë dhe Francë.

REAGIMI

Elvisin e mori Ervisi, emri me te cilin ishte denuar. Po Edin a do ta marre me vete emri Edvin?

Ne kohen kur Edi quhej Edvin ai u akuzua per:

– Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila permban edhe vrasje te llahtarshme( perfolur ne media)

– Letren e Kadriovskit ku akuzohet per rrembimin e droges dhe zhdukjen e bashkeshortes se tij (letra tashme e bere edhe publike)

– Shitjen ne Paris te ikonave te vjedhura, histori kjo e nje çuni shqiptar qe nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos qe tha se e solli nga Parisi me thonje te piset tek shiste ikona te vjedhura)!

Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe Edi Ramen, si kryekriminel per futjen e krimineleve ne parlament dhe pushtetin vendor, i bej thirtre te shpjegohet publikisht per motivet e maskimit te tij me ndryshimin e emrit nga Edvin ne Edi! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura