Dorëheqja e Roshit, Basha: Lufta vazhdon deri në largimin e Ramës

May 31, 2016 | 16:28
SHPËRNDAJE

Për Lulzim Bashës, edhe pas dorëheqjes, Elvis Roshi mbetet subjekt i ligjit të dekriminalizimit sepse ka gënjyer për dënimin që ka në Zvicër për trafik droge dhe sipas kreut të demokratvë këtë e di edhe kryeministri Edi Rama dhe partnerët ndërkombëtarë.

basha deklarat1

Sipas Bashës, zgjidhja e vetme është edhe largimi i kryeministrit Rama.

“kjo nuk është një ditë për të fërkuar duart, është një fitore e një beteje por lufta vazhdon dhe dop vazhdojë deri sa arkitekti i kësaj të largohet një herë e mirë me votën e lirë të shquiptarëve”, tha Basha.

“Roshi kishte mbështetjen e plotë dhe të gjithanshëm të Edi Ramës, edhe kur BIRN i kujtoi se ka dënim në Zvicër për trafik droge edhe kur SHBA i kërkuan të mos e pështërojnë popullin shqiptar, Rama zgjodhi të sfidonte komunitetitn ndërkombetar, popullin shqiptar, t’i poshtëronte, poshtëruesi i popullit shqiptar ka një emër, dhe sot përsëri i gënjeu për hesapin e vet, Roshi që nuk i kujtohej dënimi në Gjermani, ka edhe një dënim në Zvicër mbetet subjekt i ligjit sepse ka gënjyer, Rama e ka ditur se ka dënim në Zvicër për drogë dhe zgjiodhi ta kandidonte, sot zgjodhi ti rrinte prape në krahë.

Me shprehjen e tij që e ka shumë qejf, s’ka parë asgjë akoma. Ligji do nxjerrë krimin më të madh që kanë firmën dhe vulën e Ramës.

Problemi nuk zgjidhjhet me largimin e Roshit, ky duhet të largohet që gënjen e mashtron shqiptarët ditë e natë, e me cinizëm i thotë se krizën po e lëmë pas me pranverën. Largimi i Edi Ramës është zgjidhja duhet të mbajë përgjegjësi për inkriminimin e administratës, për gënjeshtrat që i ka thënë shqiptarëve …”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura