Dorëheqja e papritur e Saimir Tahirit, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

May 3, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Dorëheqja e papritur Saimir Tahirit, ka shkaktuar një jehonë në politikën shqiptare, por ka është pasqyruar edhe në mediat e huaja.

Media amerikane The Washington Post i ka kushtuar një shkrim dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

washington post per tahirin

Shkrimi nga Washington Post

Ish ministri i brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen si ligjvënës për të lejuar Prokurorinë të hetojnë dyshimet për përfshirjen e tij në një rrjet trafiku të drogës.

Saimir Tahiri tha të enjten se heq dorë nga ky post në mënyrë që hetimi të mos pengojë rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Tahiri, i cili shërbeu si ministër i brendshëm nën qeverinë e majtë socialiste nga 2013 në 2017, akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim e kanabisit. Tahiri ka mohuar me forcë çdo lidhje me grupin.

Parlamenti vitin e kaluar i ka hequr imunitetin e Tahirit në mënyrë që prokurorët të mund të hetojnë dhe për ti hapur rrugë kontrollit të banesës së tij

Shqipëria pret që Këshilli Evropian të miratojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE në qershor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura