Dorëheqja e Nikos Kotzias, Reagon Bushati: Faleminderit për përpjekjet tuaja…

Oct 17, 2018 | 20:37
SHPËRNDAJE

Për dorëhqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka reaguar edhe homologu shqiptar, Ditmir Bushati.  Në një status në Twitter ai falenderon ish-kryediplomatin grek për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.

bushati kotxzias

“Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura