Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës, LSI thirrje Ramës: Situata energjente, zgjidhe pa batuta dhe …

0
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim k reaguar në një dalje për  mediat pas vendimit të mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për t’u dorëhequr nga detyra. Në një deklaratë nga selia e kësaj partie, deputetja e kësaj force Nora Malaj pohoi se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor.

Nora Malaj
Nora Malaj

“Nëse nuk mund të mbani premtimet që keni bërë, atëherë minimalisht jepni dorëheqjen, pasi vetëm kështu historia nuk do ju gjykojë. Kini vëmendjen, pasi kur një mjek flet situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, tha Malaj.

Sipas saj, kur mjekët e QSUT ngrenë shqetësime të tilla që çojnë deri në dorëheqje, atëherë nuk është e vështirë të kuptohet situata ku ndodhet sistemi shëndetësor shqiptar në qytete të tjera.  Deputetja e LSI tha se buxheti i 2018 kaloi dhe shëndetësia jo vetëm nuk është falas, por ajo është në ditën e saj më të keqe.

“Një pjesë e mjekëve të QSUT kërkojnë rishikimin e pozicionit, pasi kushtet ku punojnë janë të pamenaxhueshme dhe të pamotivuara. Mjekët ngrenë shqetësime për kushte skandaloze, për mungesë vendesh në pavione etj, janë shumë të drejta”, tha Malaj, e cila në emër të LSI shprehu mbështetjen ndaj bluzave të bardha.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakRama takim me presidentin e PE-së: Besojmë tek partnerët për çeljen e negociatave
Artikulli tjetërKukësi i pastër nga hetimet për manipulim rezultati, Prokuroria e Insbrukut mbyll hetimet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU