Dorëheqja e ministrit, fillimi i paralajmëruar i rikonstruimit të qeverisë Zaev

Mar 21, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Dorëheqja e sotme e ministrit të drejtësisë, Bilent Saliji si duket është fillimi i turbulencave në kabinetin qeverisës të Kryeministrit Zoran Zaev, i cili një gjë të tillë e kishte paralajmëruar kohë më parë, se në pranverë do të ketë ndryshime kadrovike, ndërkaq është e mundshme që edhe Qeveria të rikonstruohet

screenshot-2_1521582984-8059376

“Ajo që nënkupton pasuksesshmëri në menaxhimin e një institucioni, nuk mundet të mbarojë si refleksim në vetë institucionin. Do të pasojnë ndryshime kadrovike. Ka një pjesë që dinë dhe përpiqen. Ka një pjesë që, as dinë, as përpiqen. Kjo do të ndodhë pas dhjetë muajve nga fillimi i Qeverisë, në pranverë, kur një pjesë e tyre do t’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, ndërkaq qytetarët presin rezultate. Kjo mund të shkaktojë edhe rikonstruim. Mund të ketë ndryshim të drejtorëve, por edhe ndryshim të ministrave, sekretarëve shtetërore, etj.”, kishte deklaruar Zaev, për “Prizma”.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria, shkruan TetovaPress.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja.

Kohë më parë në media, por edhe në portalin TetovaPress, kanë qarkulluar zërat për përfshirje në përbërjen qeveritare të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në qeveri. Gjithashtu, të dy fraksionet në Lëvizjen BESA, ajo e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për përfshirje në Qeveri./TetovaPress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura