Dorëheqja e Elvis Rroshit/ “New York Times”: Viktima e parë e ligjit

May 31, 2016 | 22:03
SHPËRNDAJE

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë lajmit për dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Kavajës, i Elvis Rroshit këtë të martë.

Shkrimi i "NYT"
Shkrimi i “NYT”

‘Associated Press’ dhe “New York Times” shkruajnë se Rroshi është një nga viktimat e para të ligjit që ndalon njerëzit me precedent penal në postet publike.

“Një kryebashkiak shqiptar ka dhënë dorëheqjen për një rrahje në fillim të viteve 1990. Ai besohet të jetë viktima e parë e një ligji që ndalon njerëzit me precedent penalë nga postet publike. Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kvajës, tha të martën se ka dhënë dorëheqjen pasi zbuloi se është dënuar pas një grindje në një kamp refugjatësh në Itali, kur ai ishte një emigrant 16-vjeçar. Ai thotë se në atë nuk është gjykuar. Ligji i miratuar në dhjetor është konsideruar si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, shkruan “New York Times”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura