Dorëheqja e 8 mjekëve në QSUT, analisti Lubonja: Këmbanë alarmi, grehina e shtetit po rrjedh

Dec 5, 2017 | 17:32
SHPËRNDAJE

Tetë mjekë të urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë firmosur një “Meme” që nëse nuk ndryshojnë kushtet atëherë ata do të dorëhiqen.  Këtë kërkesë për tu dorëhequr analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e “opinion” në  “News 24” tha se është një këmbanë alarmi se në grehinat e shtetit ka rrjedhje.

lubonja1

“Është një Shqipëri që po haet gjithnjë e më shumë nga peshkaqenët e mëdhenj dhe po ngelet shumë pak për njerëzit. Në filozofinë e Ramës, investimet kanë qenë investimet kozmetike, që quhen, ideja e Rilindjes Urbane, që është akuzuar si fasadë, ai thotë një grua mund të jetë e varfër por duhet të rregullohet, por kur një grua i ka by***t në ujë, s’mund të kujdeset për pamjen.

Në botë ka sigurime private dhe shtetërore. Po ne këtu s’kemi as siguri, se këta privatët. Këtu nxitohet për të thithur para, pastaj i marrin paratë për rilidnje urbane për të ndërtuar një shesh aty. Nuk mund të jem optimist, duhet të kishin bërë gjëra të tjera, duhet të shohin dhe rrogat e njerëzve. Nëse disa kanë ndërtuar në breg të lumit, dhe nëse ne paguajmë nga taksat për këta që kanë ndërtuar shtëpitë ilegalisht aty ku nuk duhet, do me thënë që jemi shtet katrahurë,” tha Lubonja.

“Letra e këtyre 8 mjekëve është një  këmbanë alarmi. Edhe pse Rama është mësuar ti mohojë të gjithë gjërat dhe ti kalojë si pjesë e propagandës së ndaj opozitës apo të mediave të kazanit por sikur po rrjedh nga të gjitha anët, kjo ngrehina e shtetit.” përfundon Lubonja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura