“Dora e Ramës është ndjerë si dora e Zotit”- Kreu i bashkisë së Kamzës i thur lavde kryeministrit: Fat që ai ishte në një moment të vështirë të Shqipërisë!

Apr 15, 2021 | 16:16
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli në fjalën e mbajtur sot para mbështetësve socialistë, nuk i kurseu lavdet për kreyministrin Edi Rama, duke u shprehur se “dora e tij është ndjerë si dora e Zotit” sa i takon rindërtimeve të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Por pak e bëjnë e detyrën. Prandaj ka vlerë vota, një votë është, duhet vlerësuar si një medalje ari për fëmijët tuaj, për familjet tuaja. Ka dy vjet që do të thoja mandati i dytë i Edi Ramës ishin sfida të jashtëzakonshme, por mendoj që Perëndia dhe Zoti para se të shohin di çka vënë në karrige njerëzit e guximshëm. Ishte fat që ishte Edi Rama në momentin më të vështirë të Shqipërisë.

Sot në 2100 familje është ndjerë dora e Edi Ramës, si dora e Zotit që mbajti fjalën për gjithçka që u dëmtua nga tërmeti. Pak na ndan, pak kilometra, Valiasi i Vjetër, 280 apartamente ku ato familje marrin bonusin e qirasë, deri në momentin që do marrin shtëpitë e tyre me çelsa në dorë.

30 vjet nuk bënë një urë për të lidhur 170 mijë banorë, që e lidh me Tiranën, në 60 ditë e panë realitet. Unë si Rakip kam pasur fatin të isha pjesë e besimit, e skuadrës, e Edi Ramës, dhe besoj se me punën time e kam shlyer”, tha Suli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura