Dopingu, pezullohet nga aktivitete ndërkombëtare Federata Shqiptare e Peshëngritjes

May 29, 2015 | 15:08
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Peshëngritjes është pezulluar për 6 muaj nga garat ndërkombëtare. Kjo ka ardhur me një vendim të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Romela Begaj, një nga sportistet që rezulton me doping

Shkak për këtë pezullim janë bërë testet për doping të tre sportistëve kuqezi, të cilët kanë rezultuar pozitiv me stanozolol.

Nga ana tjetër, kreu Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka deklaruar se federata jonë është gjobitur edhe me 45 mijë euro. Në rast se federata nuk e paguan gjobën, atëherë do të pezullohet për një vit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura