Dopietë në finale, Grizman tregon sekretet: Ja si kam arritur këtë formë fantastike

May 16, 2018 | 23:08
SHPËRNDAJE

Me dopietën e tij, Antuan Grizman ishte padyshim protagonisti i finales së fituar nga Atletiko me Marsejën. Menjëherë pas ndeshjes, ai flet për mikrofonët e Bein Sport, për këtë arritje të madhe në karrierën e tij.

grizmannn

“Jam larguar nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse doja një vend ku të fitoja më shumë trofe. Kjo është kupa e dytë dhe me Atletikon dhe shpresoj të vijnë akoma më shumë. Marseja ishte një ekip shumë ofensiv, por ne bëmë detyrën tonë dhe u mbrojtëm mirë. Ne shfrytëzuam më së miri gabimet e tyre. Këtë paraqitje në fushë e kam arritur vetëm me besim, dhe me gjakftohtësi” – shprehet Grizman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura