“Donte të më përdhunonte, por unë e kafshova”/ Flet shqiptari i akuzuar nga turistja angleze: Çfarë ndodhi atë natë në pishinë…

Aug 21, 2018 | 18:37
SHPËRNDAJE

Është liruar nga autoritet greke, shqiptari i arrestuar në Pefkos (Rodos) të Greqisë, të premten e javës së shkuar. Ai u vu në pranga nga efektivë të policisë së Rodosit pasi u akuzua nga një tursite britanike 21 vjeçe se kishte tentuar ta përdhunojë.

Gjykata e Rodosit vendosi që hetimet ndaj shqiptarit të vijojnë në gjendje të lirë.

Greqia

Sipas denoncimit të vajzës 21 vjeçe: 31-vjeçarin shqiptar e njohu në një bar, e më pas në pishinën e kompleksit turistik ai tentoi ta përdhunojë. Në pishinë ndodheshin edhe persona të tjerë. Pasi e shtyu në ujë, 31-vjeçari i hoqi reçipetat dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e vajës. Por, ajo e kafshoi në dorë dhe u largua.

Ndërkohë, shqiptari ka mohuar akuzat. Sipas raportimeve të mediave greke, avokati i shqiptarit ka thënë në gjykatë se 31-vjeçari ishte thjesht duke luajtur me vajzën 21 vjeçe dhe se heqja e reçipetave të saj ishte thjesht një aksident. Qëllimi i tij nuk ishte në asnjë moment të abuzonte seksualisht me vajzën, ka shtuar avokati.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura