Donte fëmijën e dytë në 2020, por Zajmina mahnit me format e saj në fotot e reja

Mar 8, 2020 | 19:31
SHPËRNDAJE

Rreth një vit më parë, e ftuar në një emision televiziv, këngëtarja seksi, Zajmina Vasjari, u shpreh: “Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020-ën të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”.

Por me sa duket, dëshira dhe mundësia shpesh nuk shkojnë bashkë. Në fotot e fundit të publikuara nga Zajmina në “Instagram”, ajo tregon format perfekte nën një fustan të kuq super seksi.

Me sa duket, as ky nuk do të jetë viti që do ta bëjë Zajmin nënë për herë të dytë. Siç dihet, këngëtarja ka hequr dorë nga muzika dhe i është përkushtuar totalisht biznesit.

Fustanet dhe aksesorët që ajo shpesh përdor dhe me të cilat fotografohet, janë pjesë e koleksionit të dyqanit të saj dhe gjërat për të po ecin shumë mirë.

Krahas kësaj, duket se Zajmina gjen kohën e mjaftueshme për t’iu përkushtuar vajzës së saj të vogël, e cila nuk dihet sa duhet të presë për një vëlla apo motër të vockël. Ne ia urojmë me gjithë zemër! /Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura