“Don’t f*ck them”, ministrja Kumbaro reagon pas mesazhit që ‘shpërtheu’ rrjetin

Nov 5, 2018 | 14:15
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi postimi me mesazhin e saj, “Nëse shkoni në shtëpi me dikë që nuk ka libra, atëherë “don’t fuck them”, bëri xhiron në rrjetet sociale dhe lumit të madh të komenteve që e pasuan, ka ardhur dhe reagimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Me një shënim në faqen e saj në Facebook, ajo sqaron mesazhin që dha, duke shkruar se “këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim”.

kumbaro21-770x415
Postimi i Kumbaros

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,
I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura