Doni të shpëtoni martesën? Mbyllni Facebook!

Sep 5, 2015 | 13:36
SHPËRNDAJE

f
Çiftet që fshijnë njëri-tjetrin në Facebook kanë më shumë gjasa për të qëndruar së bashku, sipas ekspertit të marrëdhënieve Ian Kerner.

Terapisti thotë se të mos jesh shokë në mediat sociale me partnerin mund të shkaktojë ‘shkëndije pasioni’ përsëri në një marrëdhënie, shkruan Daily Mail.

Edhe më mirë, thotë ai, njerëzit duhet të mbyllin llogaritë e tyre në Facebook plotësisht për të gjetur më shumë kohë për të shpenzuar me partnerët e tyre.

Në një intervistë të kohëve të fundit me PRI, Kerner ka cituar se teknologjia e fundit po i hap shumë probleme çifteve dhe nga to vijnë arsyet e shumta pse kërkojnë terapi se si të shpëtojnë martesën e tyre.

Ai thotë se përdorimi i telefonave celularë tregon se çiftet po shpenzojnë më pak kohë duke folur me njëri-tjetrin ballë për ballë, duke shkaktuar keqkuptime dhe grindje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura