VIDEO- “Doni të na shtyni në grindje”/ Shqiptari Abazoviç ngre zërin në Parlamentin malazez: Do të ndërtojmë marrëdhënie të reja me Serbinë, ne nuk duam…

Dec 3, 2020 | 14:23
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Malit të Zi nga radhët e shqiptarëve, Dritan Abazoviç foli me tone të ashpra në Parlament duke thënë se ekzekutivi i ri dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore, kryesisht me Serbinë.

abazovici

“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë – ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviç.

Duke iu drejtuar deputetëve të DPS-së në opozitë, Abazoviç tha se kjo parti nuk është në gjendje që, siç tha ai, ta tërheq qeverinë e re në “vorbullën e nacionalizmit”.

“Diplomacia jonë duhet të jetë shtetërore dhe duhet t’i përshtatet gjithçkaje, e cila do të ishte serioziteti i një vendi të vogël, i cili ka një popullsi të vogël, PBB-ja e të cilit varet ndjeshëm nga turizmi, dhe për këtë arsye me të gjitha vendet, së pari rajonin, dhe pastaj me të gjithë botën. “, tha Abazoviç në Kuvend sot, duke shtuar se kjo është një qeveri e kompromisit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura