Doni të merrni ngjyrë të bukur bronzi këtë verë? Ja mënyrat më të mira për t’u nxirë nga dielli

Jul 8, 2018 | 19:59
SHPËRNDAJE

Në stinën e verës, trupi në ngjyrë bronz është më i lakmuari, në kulturën perëndimore ai mbahet si shenjë e bukurisë dhe e tërheqjes. Por shpesh ndodh që trupi mos të marrë ngjyrë të njëtrajtshme në të gjithë trupin dhe shpesh nga pakujdesia njerëzit digjen nga dielli dhe preken nga kanceri i lëkurës. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa këshilla se si të merrni ngjyrë të bukur bronz në mënyrë të njëtrajtshme dhe njëkohësisht të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit.6999FA11-0363-4AB6-95D9-9DB37FB3952B-600x437

Zgjidhni një locion bazë ose vaj me spf të ulët për trupin. Mundohuni ta zgjidhni kremin apo vajin e trupit me faktorë nxirës, por edhe mbrojtës në të njëjtën kohë. Lyejeni të gjithë trupin në mënyrë që mos të merrni ngjyrë “harta harta”. Fytyrën duhet ta mbroni gjithmonë me krem me spf të lartë 30 ose 50 sepse është lëkurë shumë delikate. Ndërsa buzët hidratojini me një buzëkuq me faktor mbrojtës me spf 15.

Vajrat më të mira natyrale për t’u nxirë janë: vaji i ullirit, vaji i kokosit, vaji i lajthisë, vaji i avokados, vaji i susamit, ekstrakti i çajit jeshil etj.

Çdo 30 minuta kthejeni trupin nga ana e majtë në të djathtë dhe nga kurrizi me bark sepse vetëm në këtë mënyrë do të nxiheni në mënyrë të njëtrajtshme. Këmbët mbajini të hapura që të nxiheni dhe në mes të kofshëve, pasi kjo është pjesa më e vështirë për t’u nxirë.

Pozicionohuni direkt nën rrezet e diellit. Kujdesuni që ta mbuloni fytyrën me një kapele ose peshqir.

Shmangni rrezet e diellit në orarin e drekës, nga ora 12 deri në orën 16.

Vishni një kostum banjo të përshtatshëm për t’u nxirë në çdo zonë që dëshironi.

Përdorni një fletë reflektuese ose peshqir që të përqëndrohen rrezet e diellit në lëkurën tuaj.

Përpiquni të merrni rreze edhe në ujë. Uji tërheq rrezet dhe ju ndihmon të nxiheni më shpejt. Rrini mbi një komerdare, anije etj.

Rivendosni locion ose vaj çdo dy orë pas kontaktit me ujin. Ndërsa fytyrën lyjeni më shpesh me krem mbrojtës.

Aplikoni krem hidratues me Aloe Vera në darkë, në mënyrë që lëkura mos t’ju ripet, ta mabani atë të hidratuar dhe nxirja t’ju qëndrojë gjatë./Gazeta Shëndeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura