Doni të mbeteni shtatzanë? Mjeku gjinekolog zbulon në Panorama TV ushqimet ‘magjike’

Apr 1, 2023 | 11:53
SHPËRNDAJE

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur gjatë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” lidhur me rëndësinë që ka tek femrat kujdesi që duhet të tregojnë qoftë për kontrollet periodike tek doktori, qoftë për ushqimin dhe aktivitetin e tyre seksual, për të mbetur shtatzanë. Mjeku ka renditur disa nga ushqimet “magjike” që ndikojnë tek organizmi i femrave për një shtatzani të mbarë.

Pyetje: Çfarë ndikon tek fertiliteti, qofte tek meshkujt apo te femrat?

Mjeku Shkëlqim Balili: Keni bere pyetjen me te rendesishme. Kam parë vajza obeze, 3-4 muaj pa cikel. Këtu ndikon shumë ushqimi. Në rastet kur ka mbipeshë, shumë obezitet, hormone mashkullore, nje nga faktoret kryesore eshte dieta me nje diete te shendetshme.

Dieta e shendetshme do te thote, ne bejme gjithe ekzaminimet dhe mua më kanë dalë raste me mbi normë të insulinës, me gjendje pre-diabetike në këto raste shume e domosdoshme hidratimi, duhet të marrë 6-8 gota uji në ditë.

E dyta, ushqimi me pak sheqerna, sheqernat janë agresive, sheqeri quhet “helmi i embel”. Nuk duhet të përdoren, te perdoren shume proteinat dhe yndyrnat.

Ushqimi esencial mund të jenë vezët. Duhet te hiqet koncepti qe veza te ngre kolesterolin.

Veza është ushqim kompleks, e rregullon kolesterolin, të gjitha frutat dhe perimet, nga 10 perimet më të mira lakra e Brukselit, lakra e bardhë, fasulet, sidomos fasulet e kuqe.

Është proteinë bimore që është baraz me mishin, fibrat, njeriu rrënjët i ka në zorrën e trashë, nëse ha vetëm pica e pi pije me gaz bëhem obez.

Nëse marr ushqime të shëndetshme, perime, fruta atëherë ruaj format e trupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura