Donald Veshaj heq dorë papritur nga Bora Zemani: Kemi 8 muaj të ndarë, i dhashë fund bashkëjetesës se nuk po duroja dot më

Nov 28, 2021 | 22:10
SHPËRNDAJE

Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin. 

bora zemani donald veshaj56

Pas puthjes, Donaldi i bëri dhuratë partneres së tij me rastin e 3-vjetorit të lidhjes së tyre një varëse dhe ëmblësira. Ky ishte një gjest tjetër që u komentua dhe pëlqye pafund nga ndjekësit. Por pas kaq shumë ditësh qëndrimi në “Big Brother”, Donaldi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.

donald veshaj, bora zemani (5)

Ai është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës dhe ka vendosur të flasë hapur dhe i revoltuar. Në një debat me Meridianin, Donaldi ka treguar se është single dhe jo në një lidhje me Borën.

bora zemani donald veshaj5

‘’Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje’’, tha ai. Këtë gjë e aprovuan edhe dy konkurentët e rinj, Meridiani dhe Antonela, të cilët këmbëngulën se publiku është ende i paqartë për marrëdhënien që kanë ata të dy.

bora zemani, donald veshaj (2)

“Duhet ta qartësosh këtë gjë, në publik po të njohin si Donaldi i Borës dhe kjo gjë po e penalizon lojën tënde. Thuaje njëherë e mirë dhe të qartësosh këtë gjë’’, thanë ata. Por reagimin më të fortë për këtë deklaratë e dha Semi, shoqe e ngushtë e Bora Zemanit, prej 15 vitesh.

“Nëse je single, pse e puthe atë natë? Keq bëre që e puthe. Tentove ta puthje, e puthe e pastaj thua jam single”, tha Semi e acaruar.

donaldveshaj

“Kam 8 muaj që jam i ndarë. Nuk je në kokën time”, ia ktheu Donaldi gjatë diskutimit. Ndërsa Semi vazhdoi t’i kërkojë që të bëjë kujdes me deklaratat sepse ajo është person publik.

donald veshaj, romeo veshaj (4)

Por Donaldi vazhdon të jetë i vendosur që deri në momentin kur ai do sqarohet jashtë shtëpisë e konsideron veten vetëm. Por pas kësaj deklarate nuk ka qëndruar në heshtje as Bora Zemani kësaj here. Ndryshe nga Semi, Bora Zemani nuk është aspak e shqetësuar nga deklarata e Donald Veshaj në lidhje me raportin e tyre.

bora zemani donald veshaj4

Pak ditë më parë, Donaldi, pas puthjes së famshme me Borën në “Big Brother VIP” dhe varëses përtej murit, deklaroi se është vetëm, pra jo në një lidhje, deklaratë të cilën e shpjegoi me faktin që ka shumë gjëra pa zgjidhur në raportin e tyre që do t’i sqarojë kur të dalë. Megjithatë fjalia nuk u prit mirë nga Semi, shoqja e ngushtë e Borës.

semi jaupaj, donald veshaj, ilir shaqiri, monika lubonja (2)

“Sot më është mbushur Instagrami plot për të. Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar sa e dua unë Semin dhe e njoh shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vite. Mendoj që gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë kanë qenë disa. E para, besimi sepse ne vëmë dorë në zjarr për njëra-tjetrën, kaq mirë e njohim njëra-tjetrën. E dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe, por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra-tjetrës”, shprehet Bora në “Instagram”.

bora zemani semi jaupaj

“Tjetra është fakti që e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar ta ndryshojmë. Unë Semin e kam pranuar siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet. Ndonjëherë bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë të mbron më shumë seç duhet. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Nuk shoh asnjë gjë të keqe, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. Sot jam e lumtur dhe krenare që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë se do të donin një shoqe si Semi”, shtoi ajo.

bora zemani semi jaupaj4

Në lidhje me deklaratën e Donaldit, Bora tha: “Sa i përket situatës tjetër, ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshta po mbahet ndonjë një qëndrim tjetër. Ku i dihet. Ku e dimë ne se çfarë ndodh jashtë!”.

bora zemani donald veshaj

Ajo mban ende varësen e Donaldit dhe e tregon nga kamera, që do të thotë se presin që të flasin për lidhjen e tyre pasi të përfundojë “Big Brother VIP”. Gjatë spektaklit live, Donaldi tha se nuk mund ta konsiderojë veten të lidhur kur ka 8 muaj i ndarë nga Bora. Në lidhje me arsyen që i çoi në ndarje, ai la shumë vend për nënkuptime.

bora zemani atdhe xharavina (5)

“Unë duroj, duroj, duroj shumë, derisa marr një vendim. Tani është koha të mendoj më shumë për veten timë”, tha ai. Donaldi dhe Bora u ndanë pas një konflikti që patën në shtëpinë ku bashkëjetonin në Tiranë.

bora zemani donald veshaj3

NDARJA E VËSHTIRË, SI E PËRJETOI BORA SHKËPUTJEN NGA DJALI QË THA SE PËRPUTHEJ 100 PËR QIND 

Bora Zemani këtë vit ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale. Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja u pyet edhe për jetën private. Ajo tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për të dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit.

bora zemani donald veshaj1

“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur. Nëse unë do të zgjidhja, do ishte ideale që unë të bëja punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do ta qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora muaj më parë.

bora zemani donald veshaj

Por ndjekësit e përkthyen këtë deklaratë refuzuese dhe hezituese pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, si një deklaratë që e nxori zbuluar pasi ajo vërtet ishte hidhëruar shumë. Duke qenë se pas çdo ndarjeje ata kishin gjetur gjuhën e komunikimit dhe ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, duket se kësaj here nuk do të ndodhte.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (1)

Ndjekësit i dhanë këtë shpjegim afrimitetit të saj më pas me ish-in Vin Veli, me të cilën u panë duke pozuar si një familje për herë të parë që pas ndarjes. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj u ndanë përfundimisht, duke fshirë njëritjetrin jo vetëm nga jeta reale, por edhe ajo virtuale.

bora zemani (5)

Xhelozia u bë shkak që ata t’i jepnin fund bashkëjetesës disamujore në Tiranë. Ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizimit të lidhjes. Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i çuan në këtë vendim, njohje që filloi gjatë programit “Treshat”.

bora zemani donald veshaj2

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhet fjalë për një zënkë të momentit, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer shpejt te njëri-tjetri. Në fillimet e tyre ata u konsideruan një nga çiftet më të përfolura, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.

auto_bora1594622739

Ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i Jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion. Ajo pranoi në këtë mënyrë publikisht marrëdhënien e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identitetin e tij nuk dua ta zbuloj”.

bora

Ndërkohë, ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin që zhdukën gjithçka. Kjo ndarje erdhi vetëm pak kohë pasi Bora Zemani e çoi në tjetër nivel lidhjen me Donald Veshajn dhe çifti nisi bashkëjetesën pas ribashkimit të tyre. Kjo ishte lëvizja e parë me foto, pas një deklarate të Borës në lidhje me rëndësinë që kishte Donaldi në jetën e saj.

bora zemani (2)

E tashmë të gjitha ato foto që ndërtonin ditarin e dashurisë së tyre, i kanë zhdukur për tí zëvendësuar me foton e puthjes. Por ndarja erdhi pas disa rrëfimeve të ish-çiftit se ata e donin aq shumë njëritjetrin sa do ta kalonin jetën bashkë. Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora Zemani deklaroi se Donaldi ishte dashuria e jetës së saj.

bora zemani donald veshaj (5)

Më pas, e ftuar të ”Shiko kush luan”, Bora tregoi se jo vetëm e kishte rregulluar marrëdhënien, por ishte e bindur se Donaldi është zgjedhuri i saj. Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj. Një ndër pyetjet lidhej me jetën e saj private: “A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”.

bora zemani (3)

Pa hezituar, moderatorja u përgjigj: “Po, sigurisht!”. Por tashmë të shohim nëse ata do të kenë vërtet një rikthim të dytë, apo gjithçka do të mbyllet me puthjen spektakolare.

/Panoramaplus.al

bora zemani (8) bora zemani (7) bora zemani (3) bora zemani donald veshaj (13) bora zemani donald veshaj (4) bora zemani vin veli (2) bora zemani vin veli (3) spartak ngjela bora zemani (8) bora zemani apartak ngjela (6) donald-veshaj-bora-zemani4 donald-veshaj-bora-zemani2 bora zemani1 bora zemani (7) bora zemani atdhe xharavina (1) bora zemani (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura