Donald Trump: Hillarin e kam si “bukë me djathë”

Feb 10, 2016 | 19:19
SHPËRNDAJE

Kandidati republikan për president, Donald Trump thotë se do ta mundë shumë lehtë rivalen Hillary Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Biznesmeni që nuk ka eksperiencë në politikë fitoi në Nju Hempshirë në zgjedhjet paraprake thotë se tashmë do të ndryshojë “lojën”.

trump

“Sondazhet tregojnë se do ta mund lehtësisht Hillari Klintonin”, tha Trump para se të shpaloste strategjinë për të fituar në shtetet që tradicionalisht kanë mbështetur kandidatët demokratë për president.

Ndërsa për kandidatin demokrat, Bernie Sander që fitoi përballë Klinton në Nju Hempshirë se, ai nuk mund të nominohet pasi propozon rritje taksash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura