Donald Trump godet sërish: Do rikthej torturën për të dyshuarit si terroristë

Feb 7, 2016 | 15:35
SHPËRNDAJE

Miliarderi Donald Trump, i cili garon brenda Partisë Republikane për t’u bërë kandidat i saj për President ka zënë sërish faqet e para të mediave amerikane dhe botërore me deklaratat e tij.

635900913199306400-AP-GOP-2016-TrumpKësaj here, manjati amerikan është zotuar se do të legalizojë torturën si mjet për marrjen në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.

Deklaratat e tij kanë ardhur gjatë debatit me kundërshtarin brenda partisë, Ted Kruz në shtetin e Nju Hempshir.

I pyetur për praktikat çnjerëzore që përdorte Administrata Bush për robërit e luftës në Irak, Trump tha se do të legalizojë tortura më çnjerëzore nga ato për të cilat është akuzuar administrata e ish-presidentit republikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura