Donald Lu u kujton politikanëve makinat e shtrenjta: Mercedezë dhe BMW të zeza me ajër të kondicionuar

Jul 29, 2016 | 8:54
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka mbajtur një fjalim prekës në Pallatin e Brigadave në një pritje me rastin e miratimit të reformës në drejtësi në Parlament.

Lu tha se, gjatë viteve të fundit kishte marrë shumë mesazhe nga qytetarë të thjeshtë ku i ankoheshin sesi njerëz të korruptuar në sistemin e drejtësisë u kishin vjedhur pronën.

Ambasadori amerikan pasi ka denoncuar disa herë pasurinë e njerëzve të korruptuar të drejtësisë, këtë herë sulmoi dhe politikanët.

“Gjatë vitit të fundit mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Qindra qytetarë të zakonshëm u mblodhën javën e kaluar në Tiranë me pankarta të thjeshta në duar në zhegun përvëlues të verës. U mblodhën sërish para Kuvendit në pikë të diellit duke brohoritur për reformën, ndërsa Mercedezët dhe BMV-të e zeza me ajër të kondicionuar të politikanëve kalonin para tyre” u shpreh Lu.20160728_211446_28071618-4_ZXEeMpp

“Ata ishin të moshuar, pensionistë dhe të papunë. Ata kërkonin një gjë të thjeshtë: Drejtësi! Jam i kënaqur të udhëheqësit politikë i dëgjuan dhe e merituan. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë, u desh kurajo që të dëgjohej zëri i qytetarëve. Uroj që udhëheqësit ta zbatojnë plotësisht këtë reformë. Urime popullit shqiptar, fitorja është e juaja!”

Fitore e kujt ishte votimi në Parlament është pyetja që bëjnë të gjithë. Unë e di se kush e meriton nderimin dhe u takon një grupi njerëzish që nuk janë këtu. Janë fqinjët tuaj, janë familjarët tuaj, u takon popullit shqiptar. Historia do të regjistroi shumë heronj dhe shumë antiheronj nga javët e fundit të debatit për reformën në drejtësi. Asnjë hero i vetëm nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura