Donald Lu tha se deputetët e shumicës ishin akoma në krevat, ja përgjigja e Bledi Çuçit

Dec 13, 2017 | 15:16
SHPËRNDAJE

Numri i paktë i deputetëve të mazhorancës në Konferencën për teknologjitë e reja të votimit, tërhoqi vëmendjen e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili u shpreh me ironi:

“Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh. Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegoi se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik. Binin dakord apo jo me përdorimin e teknologjisë, e rëndësishme është që të dyja, si mazhoranca dhe opozita të jenë pjesë e këtij diskutimi”, tha Lu.

Por jo pa ironi ishte edhe përgjigja e Bledi Çuçit, bashkëkryetar i Komisonit për Reformën Zgjedhore.

“Mos të dyshojë në asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste, sepse në salle janë 7 të komisionit ad hoc të reformës territoriale. Madje, me standardin e opozitës, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8”, tha Çuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura