“Donald Lu mos u sorollat nga Berisha te Basha e te Meta, Saliut i mbetën pa punë 5 mijë ushtarët”

May 4, 2016 | 14:17
SHPËRNDAJE

Avokat Spartak Ngjela shprehet se drafti i Reformës në Drejtësi, si një produkt tërësisht amerikano- gjerman duhet të shkojë tani në Parlament për tu miratuar.

ngjela

Ai këshillon ambasadorin amerikan, Donald Lu që të mos sorrollatet më sa te zyra e Berishës, e Bashës dhe e Metës.

Statusi i Ngjelës

Kur, pas pesëdhjetë vjetësh, mësuesi do të pyesë nxënësit në klasë se kush ka qenë Donald Lu; nxënësit do t’i përgjigjen se ai ka qenë ambasadori amerikan i vitit 2016 që na ka shpëtuar nga abuzimi i gjatë çnjerëzor i pushtetarëve të korruptuar.

Zvarritjes duket sikur i erdhi fundi.

Heronjtë” u lodhën, po më shumë më duket se “heronjtë” janë të trembur. Sot ambasadori Donald Lu dhe ambasadorja Vllahutin, e mbyllën procesin zvarritës së Reformës në Drejtësi, pasi drafti i Reformës në Drejtësi duket se u finalizua.

Alibia e kosensusit ra; dhe ambasadori Lu, nuk ka pse të “sorrollatet” më nga Berisha te Basha; e nga Basha te Meta. Kosensusi bëhet vetëm në Parlament. Dhe Reforma është draft tërësisht ndërkombëtar, përkatësisht amerikano – gjerman.

Koha po vjen në limitin e vet; dhe Saliut sikur i mbetën pa punë 5000 ushtarët e tij destabilizues, nëse i ka pasur ndonjëherë. (!)

Gjithsesi, politikës aktuale amerikane dhe ambasadorit amerikan Donal Lu, shqiptarët do t’i jënë gjithmonë mirënjohes, sepse po i shpëton nga një gjëmë e madhe: nga abuzuesit e paskrupull me pushtetin në 20 vjet. Me këtë Reformë, shqiptarët do t’i japin fund vuajtjes 100 vjeçare të dhunimit që iu kanë bërë pushtetet politike në Shqipëri, pasi i kanë grabitur dhe iu kanë shitur interesat e tyre më të shenjta.

Nuk ka më asnjë dyshim: politika amerikane do ta çojë deri në fund këtë çeshtje. Me Reformën në Drejtësi dhe aplikimin e saj, shqiptarët do të fillojnë të besojnë te atdheu i tyre; do të ringjallin shpresën dhe do të fillojnë të krijojnë jetën e tyre me optikë të qartë dhe më dëshirë për të punuar dhe siguruar mirëqenien e tyre në vendin e tyrë, pasi iu është mohuar kjo për më shumë se 20 vjet. Por edhe brezat e shkuar po nga kjo sëmundje kanë vuajtur: mungesën e drejtësisë shoqërore. Janë dënuar, janë ndëshkuar, kanë vuajtur nga e drejta e Sherihatit në Shqipëri, ku qeverisja abuzive ishte edhe gjykatësia e tyre dhe e gjithçkaje.

Koha po spikat në favorin tonë. Le ta ndjekim në këta dy apo tre muaj me vëmendje dhe me shpresë Reformën në Drejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura