Donald Lu i kërkon shpjegim Çuçit: Pse deputetët e tjerë të shumicës janë akoma në krevat? (video)

Dec 13, 2017 | 14:59
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan Donald Lu ishte sot në konferencën për teknologjinë në zgjedhje dhe ka përdorur ironinë për numrin e vogël të deputetëve të mazhoramcës që ishin të pranishëm.

“Nuk po shikoj shumë deputetë të shumicës, të mazhorancës, dy- tre. Zoti Cuci do më shpjegojë përse të tjerët janë akoma në krevat. Dua të di nëse shumica po e merr me seriozitet këtë cështje nëse është dakort me përdorimin e teknologjisë…’, tha Lu

Lu u shpreh se për të zgjidhur problemet e zgjedhjeve të kaluara, Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e OSHE-ODIHR.

“Në zgjedhjet e kaluara në SHBA u votua përpara kompjuterit, disa votuan me letra. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve, është shumë e zgjuar. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njihte teknologjinë. Kur ajo dhe kolegët prezantuan këtë teknologji ishte i ngadaltë, zhgënjyes dhe krijonte konfuzion. Jo se makineritë ishin të ngadalta, por njerëzit kishin dyshime, kërkonin arsimim, sidomos të moshuarit të cilët nuk kishin rehati kur votonin me makineri. Problemi sot është hakerimi. Gjatë zgjedhjeve në SHBA kemi parë hakerim.

Çfarë këshille kemi për shqiptarët? në 2013 u përpoqëm për një projekt pilot për numërimin e votave, kishte identifikim elektronik në Tiranë, edhe pse filloi një vit përpara zgjedhjeve, kishte probleme me të dhënat, me ID dhe zbatimin e vonesa. Këto projekte pilot u anuluan përpara zgjedhjeve. Nëse shqiptarët vendosin të ndjekin një projekt pilot për 2019 do të identifikohen financimet, mekanizmat tani. Nëse prisni verën e ardhshme, do jetë dështim.

Ka probleme të mëdha që ODIHR i ka thënë, janë probleme që i kermi parë edhe në zgjedhjet e kaluara, blerja e votës, intimidimi, mjedisi i papërshtatshëm në nivel lokal dhe qendror dhe procesi elektronik nuk i zgjidh këto probleme. Për të zgjidhur këto prioritete Shqipëria duhet të zbatojë rekomandimet e ODIHR nga dy zgjedhjet e kaluara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura