Donald Lu “fshikullon” Policinë dhe Prokurorinë: Dështuat me Balilin nuk e arrestuat dot

Jul 5, 2018 | 14:11
SHPËRNDAJE

Ambasadori Amerikan Dondal Lu ka marrë pjesë sot në konferencën “Forca e Ligjit në Veprim”, dhe ka lëshuar disa mesazhe të forta duke thënë se po vjen koha që kokat e krimit do të futen në burg.

Lu tha se SHBA do të jetë një mbështetëse e madhe e reformave dhe ngritjes së institucioneve të reja.

donald-lu-1

Pjesë nga deklarata

Dështim i prokurorisë, policisë dhe qeverisë për arrestimin e Balilit. Balili është një bos i krimit të organizuar. Nuk kanë patur aftësinë ose vullnet për ta kapur. I bëj thirrje Ramës, Xhafës dhe prokurorëve të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë. ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në Vetting. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura