Donald Lu dhe Basha në selinë blu, kreu i PD flet pas takimit

Sep 14, 2018 | 13:28
SHPËRNDAJE

Në prag të largimit të tij nga vendi ynë, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donlad Lu ka nisur paraditen e sotme një takim me kreu e PD-së, Lulzim Basha.

Donald-Lu-Lulzim-Basha-e1462349798940

Mësohet se Lu ka mbërritur në selinë blu këtë paradite, ku po zhvillon edhe takimin me kryedemokratin Basha.

Takimi, eshte ne vijim te takimeve te lamtumires se Lu-se me krere te shtetit dhe te politikes shqiptare.

Me heret, ai zhvilloi nje takim me Presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Donald Lu, teksa ka qene mbreme ne studion e emisionit te Sokol Balles ka vleresuar propozimin e opozites per vetingun e politikaneve, duke e quajtur ate intersant.

“Mendoj se ka edhe një tjetër formë vetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata”- tha ai, pyetur per nismen e Bashes.

9c798eb1-a7f3-445a-8511-1616ee6f99d2

“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar,” ka shkrur ai në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura