Donacion marramendës, njeriu më i pasur në botë dhuron 10 miliardë dollarë për të

Feb 18, 2020 | 11:31
SHPËRNDAJE

Bosi i Amazon, Jeff Bezos ka premtuar 10 miliardë dollarë për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimaterike.

Njeriu më i pasur në botë tha se paratë do të financojnë punën e shkencëtarëve, aktivistëve dhe grupeve të tjera.

“Dua të punoj së bashku me të tjerët për të amplifikuar mënyrat që njohën dhe për të eksploruar mënyra të tjera për të luftuar ndikimin shkatërrues të ndryshimeve klimaterike,”- shkroi miliarderi në llogarinë e tij në Instagram.

Bezos shtoi se fondi do fillojë të shpërndahet këtë verë.

Ai ka një pasuri neto të vlerësuar prej 130 miliardë dollarë, kështu që donacioni përfshin pothuajse 8% të pasurisë së tij.

Disa punonjës të Amazon i kërkuan atij të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës.

Një pjesë e tyre folën edhe publikisht. Gjithashtu Bezos po financon programin hapësinor Blue Origin.

Në krahasim me disa multi-miliarderë të tjerë, Bezos ka bërë vetëm filantropi të kufizuar.

Dhurimi i tij më i madh ka qenë një shifër prej 2 miliardë dollarë në shtator 2018 për të ndihmuar të pastrehët dhe financimin e shkollave.

Gjithashtu është kritikuar për shkak se nuk nënshkroi Giving Pledge, sipas të cilës njerëzit shumë të pasur duhet të dhurojnë gjysmën e pasurisë së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura