“Domosdoshmëri anulimi i ligjit të luftës”- Basha pret kryediplomatin grek: Zgjidhja e çështjes së detit duhet të bëhet përmes…

Oct 20, 2020 | 18:05
SHPËRNDAJE

Në vijim të takimeve në Tiranë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

f24aa861-66ea-4231-8113-8186eb921c63

Kreu demokrat thotë se është domosdoshmëri që pala greke të anulojë ligjin e luftës me Shqipërinë.

Basha thotë se çështja e detit duhet të zgjidhet përmes Gjykatës Ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i Bashës:

Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Ritheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falënderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit evropian.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura