Doli në krah të Bushatit e Xhaçkës, flet deputeti i PD: Debatuam, erdhën 10 minuta dhe ikën

Mar 24, 2018 | 21:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, për qarkun e Shkodrës Romeo Gurakuqi në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në Ora News ka folur për situatën e përmbytjeve.

Ai ka treguar edhe debatin që ka zhvilluar një ditë më parë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me atë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Sipas Gurakuqit, ata kanë qëndruar vetëm 10 minuta dhe janë larguar, duke mos u njohur me problemet e komunitetit.

gurakuqi me ministrat2

Pyetje: Zoti Gurakuqi, të pamë të debatonit me ministrin Bushati dhe me ministren e Mbrojtjes, kush ishte objekti i diskutimit tuaj, për çfarë nuk binit dakord?

Romeo Gurakuqi: Ishte hera e parë që i shifja në terren, dmth ne deputetët kemi qenë gjithë kohën në terren. I takuam krejt rastësisht dhe i shprehëm shqetësimin e komuniteteve të përmbytura. Dmth qeveria nuk e ka njohur këtë realitet.

Është dashur të paktën prej dy javësh të shpallej gjendja e emergjencës së pjesshme civile për ta njohur realitetin. Por qeveria nuk e ka parë, ata sa erdhën aty qëndruan 10 minuta dhe u kthyen. Nuk hynë as në zonën më të përmbytur të Dajçit, që fillon nga kthesa e Dajçit në rrugën Shkodër-Velipojë, ajo ishte pjësa më e dëmtuar, janë sipërfaqe të tëra. I komunikova realitetin dhe i kërkova që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile.

Nuk është një qëndrim i përgjegjshëm që një qeveri prej shqiptarësh të sillet në këtë formë kundër shqiptarëve. Pra të mos njohë realitetin, të mos njohjë gjendjen e emergjencës së krijuar. Mbi të gjitha një gjendje emergjence bën që qeveria të jetë më afër qytetarëve, ti shërbejë atyre, të ketë më shumë forca për të përballuar sidomos përforcimin e argjinaturave dhe mbi të gjitha shpallja e gjendjes së emergjencës do të thotë që të krijohen edhe konditat ligjore për  njohjen e realitetit të përmbytjes dhe të dëmshpërblemimeve./Ora News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura