“Dolën xhakajdurët, miqtë tanë…”, Rama nxjerr videon: Edhe për ata që vunë kujën për “Babagjyshin”

Jan 19, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot miremengjes dhe nje dite te mbare per te gjithe shqiptaret, permes nje videoje qe ka postuar ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook.

rama-vajza

Gjate vizites ne shtepine e Damianes, ku ne nentor premtoi fishat e diabetit falas, Rama u eshte pergjigjur kritikave se kjo do te ishte nje tjeter premtim i genjeshtert.

“Meqe ta kisha dhene fjalen erdha te te pyes balle per balle, po he si je, si shkojne punet, jemi ne rregull? Une u bera merak se me cuan zyrat e informimit qe kishin dale keta  xhakajduret, miqte tane dhe thane jo nuk do behet, nuk u mbajt premtimi e keshtu”- tha Rama.

Postimi i Rames 

MIRËMËNGJES dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë – ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë – ju uroj një ditë të mbarë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura