Dolën topless në ballkonin e një ndërtese në Dubai, arrestohen 15 modele! Ja çfarë rrezikojnë ato

Apr 5, 2021 | 23:45
SHPËRNDAJE

 

Policia në Dubai ka arrestuar një grup modelesh për “shthurje publike”, pasi dolën topless në njërin nga ballkonet e ndërtesës në qytet.

modelet topless (3)

Shkeljet e ligjit për sjelljen publike ne Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshijnë lakuriqësinë dhe sjellje të tjera të turpshme, të cilat dënohen me gjashtë muaj burg dhe me një gjobë prej 983 paundësh, raporton “Daily Mail”.

Shpërndarja e pamjeve pornografike dënohet gjithashtu me burgim dhe me gjobë deri në 98,240 paund.

modelet topless (4)

15 modelet e zhveshura në setin fotografik ishin pjesë e një videoje për një faqe në internet nga Izraeli.

modelet topless (8)

Faqja besohet të jetë një version i një uebfaqeje amerikane për të rritur, e cila nuk është zbuluar.

modelet topless (6)

Fotot dhe videot e vajzave të zhveshura u publikuan të shtunën në darkë dhe u përhapën kudo me shpejtësinë e erës.

Sjellje të tilla të papranueshme, nuk pasqyrojnë vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e policisë për këtë ngjarje, pasi puthja në publik ose pirja e alkoolit gjithashtu dënohen me burg.

modelet topless (7)

Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithëse liberale në shumë aspekte krahasuar me fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, kanë ligje të rrepta që rregullojnë sjelljen dhe mënyrën e të shprehurit. Njerëzit janë burgosur për komente dhe për video që kanë publikuar në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura