DOKUMENTI/ Zbulohet shkresa sekrete në kasafortën e Enverit, debati i ashpër me Mehmet Shehun: Duhet prishur fejesa me Silva Turdiun. Djali shkonte me një k*rvë, tani përfundoi në…

SHPËRNDAJE

Enver-Hoxha-Mehmet-ShehuAFRIM IMAJ/ Në bisedën e parë me Mehmet Shehun për krushqinë e papërshtatshme që kishte bërë, Enver Hoxha, duke i kujtuar ceremoninë e pagëzimit të saj, nuk harron t’i përmendë se një moment e ka futur dhe atë në një situatë komprometuese.

“Ne u gëzuam për fejesën, pa ditur gjë për krushqinë, të erdhëm në shtëpi, – i drejtohet ai Shehut, – u përqafuam, madje bëmë fotografi me nusen, pa menduar që kjo pozë mund të vejë në Nju Jork e të na nxjerrë sytë”. Përtej këtij momenti, pjesa në vijim e rrëfimit të Hoxhës për Ramiz Alinë e Hekuran Isain për çfarë ka debatuar me Mehmetin në takimet konfidenciale të 11, 12 dhe 13 shtatorit 1981, shtjellon të tjera detaje të konsumuara në ato takime të panjohura. Ai vë në vëmendjen e kolegëve se historia e lidhjes nuk ka qenë diçka e rastit, pasi djali i Shehut, sipas tij, njihet në gjithë Tiranën për sjellje imorale dhe qëndrime poshtëruese ndaj vajzave.

I gjendur përballë këtij fakti, në logjikën e Hoxhës, Mehmeti ka gjykuar ta celebrojë sa më shpejt fejesën e tij me Silva Turdiun. “Dhe ra nga shiu në breshër”, thekson Enveri dhe teksa vazhdon në këtë qasje nuk harron të shtjellojë për miqtë e tij dhe një detaj të denjë për gojët e përdala: Mehmeti e largoi djalin nga një kurvë për ta lidhur me vajzën e Qazim Turdiut?!

Sakaq, ish-kreu i Partisë kujton se Shehu ka probleme të këtij lloji dhe me fëmijët e tjerë, sidomos me Bashkimin dhe nusen e tij, që frekuentojnë gati përditë mjediset e hotel Dajtit dhe lokaleve të tjera të destinuara për të huajt. Në aq sa shprehen Alia e Isai, jo vetëm që bien dakord me gjykimin e Njëshit, por janë të mendimit që një çështje e tillë duhet bërë objekt diskutimi në të gjitha forumet e Partisë, për të nxjerrë të plotë përgjegjësinë e Mehmetit dhe të gruas së tij, e cila asokohe kryente detyrën e drejtoreshës së shkollës së Partisë…

Enver-Hoxha-Silva-Turdiu

BISEDA E SHOKUT ENVER HOXHA ME SHOKËT RAMIZ ALIA DHE HEKURAN ISAI MË 12 SHTATOR 1981

ENVER HOXHA: Pasi kishin kryer fejesën e Skënderit, Mehmeti dhe Fiqreti i thanë Ilirit dhe nuses së tij: Hajdeni dhe ju te ne, se do të bëjmë fejesën e djalit. Kur morëm vesh për fejesën e Skënderit, unë me gjithë Nexhmijen u gëzuam shumë dhe do të kishim ardhur po atë ditë, i thashë Mehmetit, por meqenëse na njoftoi Iliri, Nexhmija ishte e mendimit që në këto rrethana të mos vinim, prandaj vendosëm e erdhëm të nesërmen. Dhe unë ju erdha në shtëpi, i thashë, u gëzuam për fejesën, u përqafuam, bëmë dhe fotografi, duke e vënë nusen mes nesh.

Mirëpo, nesër, kjo fotografi mund të vejë në Nju Jork, ku do të thonë: Shikoni ç’po ngjet në Shqipëri! Vajza e një familjeje nga më reaksionarët, me të gjitha këto që dihen në përbërjen e saj, d.m.th. me pjesëtarë të familjes si kriminelë lufte, me të tjerë të pushkatuar, është futur deri në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe ka dalë në fotografi, siç e shikoni, me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. E kupton se ku të çon ky hap i gjykuar jo drejt në vijën e Partisë, i thashë Mehmetit. Është diçka shumë e rëndë kjo që ke bërë, i theksova.

E kam fajin unë, e kam fajin unë, përsëriti ai me të madhe, faj të rëndë kam bërë. Mirëpo, tani duhet ta rregullojmë medoemos këtë çështje dhe të bie ty, në radhë të parë, që ta rregullosh. Sa për vete jam gati të të jap këshillën time si të veprosh, i sugjerova. Do të mendohem dhe do ta rregulloj. Nuk ma ka fajin djali në këtë çështje, fajin e kam unë, mori përsipër ai. Dëgjo, i thashë pastaj, me siguri që fajin kryesor në këtë çështje e ke ti.

RAMIZ ALIA: Po edhe djali ka faj, si nuk ka?

ENVER HOXHA: Fajin kryesor e ka ai, se është njeri politik. Sa për djalin, ai ka bërë edhe gjëra të tjera dhe këto ia thashë të tëra Mehemtit. Dhe gjersa ai ka bërë të tëra këto, atëherë përse të mos bënte edhe këtë fejesë, pra, këtë që bëri tani së fundi. Mund të më sqarosh kush ia bëri djalit këtë fejesë?, iu drejtova përsëri Mehmetit. Mos ia kanë futur të tjerët për ta kompromentuar? Dhe pas kësaj ty të vjen nusja e tij gjer në shtëpi dhe bie në pozita të atilla sa e gjykon me shumë lehtësi këtë fejesë dhe këtë e bën ti, që je aq i ashpër me të tjerët, që nuk duhet të jesh i tillë. Në këtë rast, ti e ke shkelur vijën, prandaj fajin kryesor në këtë çështje e ke vet.

Faj të madh ka gjithashtu Fiqreti. Pra, që të dy ju keni faj. Si mund të vejë Fiqreti dhe të japë mësim për luftën e klasave në Shkollën e Partisë? Po edhe vetë ti, si do të guxosh kur të flasësh me shokët, me komunistët, me masat për luftën e klasave? Pastaj kjo që bëre ti na prek edhe ne, i vura në dukje. Po të flasim tani ne për luftën e klasave, të tjerët do të thonë: E po ç’na grinë edhe këta për këtë çështje, nuk shikoni çfarë ka bërë Mehmet Shehu?

Dosja-sekrete-Enveri-kasaforta-biseda-faksimile1-copy

HEKURAN ISAI: Shikoni një çikë më mirë atje lart se ç’bëhet, do të thonë.

ENVER HOXHA: Po, drejt e ke, ashtu do të thonë. Ashtu është, pohoi dhe Mehmeti. Megjithatë, edhe djali yt nuk mbetet pa faj, i theksova. Jo, unë e kam fajin, përsëriti ai. Ka si nuk ka faj ai, ia mora fjalën unë.

RAMIZ ALIA: Ai është edhe anëtar partie.

ENVER HOXHA: Po, edhe unë ia thashë që dhe ai është anëtar partie. More shoku Mehmet, vazhdova unë, kur kishte vdekur Medar Shtylla, gruaja e tij, italiania Marie Shtylla, erdhi më kërkoi mua mendimin për fejesën e vajzës së saj, se ajo dashuronte një djalë të mirë, profesor fizkulture dhe i sjellshëm, por që kish pasur një gjysh deputet në kohën e Zogut.

Ajo, megjithëse pa parti, si grua shumë e mirë, meqenëse djali kishte këtë anë negative në biografinë e tij, qe lëkundur, edhe për arsye se gjithë rrethi i Shtyllajve, duke filluar që nga Behari e gjithë mëhalla, po i flisnin keq për këtë fejesë të vajzës. Unë do ta zboj atë djalë nga shtëpia, më tha ajo e shqetësuar, pastaj vazhdoi. Unë mendoj me kokën e Medarit me kokën e Partisë dhe tani pyes veten: Po të ishte Medari, çfarë do të bënte në këtë rast?

Jam e bindur se ai do t’i thoshte vajzës, ose ta linte këtë djalë, ose të largohej nga ne. Unë e këshillova Marie Shtyllën që vajza e saj të fejohej me këtë djalë, se përveç gjyshit, asgjë tjetër negative nuk kishte në rrethin e tij familjar. Pas kësaj, të dy këta të rinj u bashkuan në martesë.

RAMIZ ALIA: Pastaj ai vetë është djalë i mirë.

ENVER HOXHA: Djalë i mirë e me të gjitha cilësitë. Iu drejtova gjithashtu Mehmetit, me pyetjen: Po Fiqreti, kë ka shoqen më të ngushtë? Natyrisht, Nexhmijen, i thashë. Atëherë, përse të mos e lajmëronte ajo Nexhmijen, që ju fejuat djalin? Nga qëndrimi i mbajtur nga ju, nxjerr përfundimin se edhe përpara nuk ishit vetë të bindur për këtë që po bënit, ndërgjegjja, i theksova, që të dyve u ka penguar të më tregonit mua për këtë çështje, të paktën të më kishit njoftuar në telefon për gëzim.

E bëra këtë gjë, tha Mehmeti. Mirëpo, çfarë do të bësh tani për të ndrequr gjendjen e rëndë të krijuar, e pyeta. Kjo ngjarje është mësuar kudo, ajo tani ka marrë dhenë, në Tiranë po bëhet avaz nga të katër anët fejesa e djalit tënd. Mbrëmë, vazhdova t’i flisja Mehmetit, duke mbajtur mendjen në këtë çështje, kërkova Ilirin të bisedoja dhe e pyeta: Ke dëgjuar gjë për fejesën e Skënderit në qytet?

Flitet, bile boll, m’u përgjigj ai, vajzës po i bëjnë biografinë në popull dhe bënë pyetjen: Si e ka bërë shoku Mehmet këtë hap? Prandaj, kur e thirra, i fola Mehmetit, në mënyrë të prerë që një fejesë të tillë, ne nga ana e Partisë, nuk mund ta lejojmë të përfundohet. Ty, Mehmet, të janë errësuar sytë nga sentimentalizmi për djalin, se ke harruar të zbatosh vijën e Partisë. Ishte e pamundur që ti të bëje këtë gabim të madh, përveçse nga shpirti yt sentimental. Dhe për kë re në këtë gabim të madh? Për një njeri që shkon edhe me kurvën. Që ta largojë nga ajo, e rregullove djalin me vajzën e Qazim Turdiut. U largove nga shiu dhe re në breshër. E kuptoj gabimin që kam bërë, ke shumë të drejtë, më tha Mehemti. Kjo fejesë duhet prerë, duhet prishet menjëherë, e këshillova. Do të mendoj, ma ktheu ai. Do ta thërras djalin, se këto ditë ndodhet në Athinë.

RAMIZ ALIA: Ajo ka shkuar atje me skuadrën e volejbollit.

VIJON

  *Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore. 
1 – EKSKLUZIVE/ “Djali shkonte me një k*rvë, e njohur në gjithë Tiranën”- Zbulohet dosja sekrete në kasafortën e Enverit, zbardhet biseda me Mehmet Shehun pas fejesës me Silva Turdiun

2-  EKSKLUZIVE/ Zbardhet ditari sekret i Enverit, përplasja e fortë me Mehmet Shehun për fejesën e djalit me Silva Turdiun: Sa u lirua nga burgu çau ferrën, Arshi Pipa armiku më i poshtër dhe agresor ka lidhje me…

 

silva-turdiu-mehmeti

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.