Dokumenti/ Zbardhet pasuria e Ilir Metës dhe e bashkëshortes së tij

May 5, 2016 | 22:33
SHPËRNDAJE

Është zbardhur edhe deklarata e pasurisë së kreut të Kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta, si edhe të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

MetaKështu, sipas dokumentit, kreu i Kuvendit ka rreth 20 mln lekë të vjetra të ardhura vetëm nga funksioni si kryetar i Kuvendit.

Ndërsa bashkëshortja, Monika Kryemadhi ka të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete  rreth 26 mln lekë të vjetra në vit.

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Paga si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe të tjera nga ky funksion 2 015 182 (dy milion e pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) Lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare Bashkëshortja zonja Monika Kryemadhi të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete 2 629 956 (dy milion e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Zonja Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2015 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro.
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera 1) Shtesë në llogari bankare zoti Meta me vlerë 1 815 082 (një milion e tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e dy) lekë.
2) Pakësuar një llogari bankare në euro në emër të zonjës Kryemadhi 12 175 euro.
3) Shtuar gjatë llogaria bankare dy emërore pjesëtarë të familjes me 14 609 lekë.
4) Shtuar nga Interesat bankare një llogari në emër të njërit nga fëmijët me plus 182 euro.
5) pakësuar llogari bankare me 35 915 lekë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura