Dokumenti/ Vangjush Dako: Lironi Lul Berishën, e punësojmë në Bashki

Dec 15, 2016 | 9:13
SHPËRNDAJE

“Birn” dhe “Zëri i Amerikës” kanë nxjerrë sot të plotë vendimin e lirimit të Lul Berishës, i njohur si kreu i Bandës së Durrësit.

Lul BerishaPor ndërkohë që deri tani janë akuzuar gjykatat për lirimin e të fortit të Durrësit, me sa duket, gisht në këtë lirim ka edhe Bashkia e Durrësit.

Vetë kryebashkiaku Vangjush Dako, i drejtohej gjykatës për lirimin e Lul Berishës. Ai shkruan në një dokument të bashkangjitur vendimit, se Lul Berisha e ka familjen në një gjendje të vështirë ekonomike.

Lulzim Berisha12
Pjese e vendimit

Madje, ai del garant për punësimin e Lul Berishës në Bashki, pasi asnjë subjekt privat nuk do ta pranonte.

TEKSI I DOKUMENTIT

  • Karakteristike familjare e leshuar me date 08.07.2016 nga Kryetari i Bashkise Durres Z. Vangjush Dako, ne te cilen gjen pershkrim gjendja e familjes se tc denuarit Lulzim Berisha, marredhëniet shume te mira te kesaj familje me komunitetitin ku jetojne, ku perfshihet babai i semure, nena me semundje tumorale, te cilet jetojne vetem dhe pa asnje mbeshtetje tjeter.

Bashkia Durres, duke vleresuar gjendjen e kesaj familje, sjelljen e tyre ne komunitet, si dhe mundesine e lirimit te te denuarit, garanton punesimin e te denuarit Lulzim Berisha, ne pamundesi per t’u punesuar ne ndonje subjekt privat.

  • Certifikata te perbeijes familjare dhe personale te te denuarit, nga ku rezulton se ai eshte i divorcuar dhe ka tre femije ne moshe adoleshence.
  • Aktualisht rezulton sipas certificates se perberjes familjare, se te dy prinderit e te denuarit Lulzim Berisha jane ne nje familje vetem me djalin e tyre, te denuarin, dhe jetojne vetetn.
  • Vertetim i gjendjes gjyqesore i dates 11.07.2016, nga e cila rezulton se, kerkuesi Lulzim Berisha nuk eshte denuar per veper tjeter penale te kryer me dashje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura