DOKUMENTI/ U kualifikua në Kupë, Vllaznia i’a “shpërblen” Brdariçit me… gjobë

Mar 18, 2021 | 13:02
SHPËRNDAJE

Shkarkimi dhe më pas rikthimi i Tomas Brdariç te Vllaznia, trazoi ujërat në kampin shkodran. Tekniku 46-vjeçar nuk i ka shpëtuar gjobës nga drejtuesit për performancën e dobët të skuadrës në 9 ndeshjet e fundit.

Thomas-Brdaric-770x470

Në një dokument të dalë nga klubi, që mban vulën dhe firmën e kryebashkiakes Voltana Ademi, shihet vendimi për të gjobitur, Brdariçin, me 1.5 milionë lekë (të vjetër). Kjo gjobë i është dërguar trajnerit të Vllaznisë, ditën e djeshme si “shpërblim” për kualifikimin në Kupë, teksa qartësohet edhe motivi i saj:

“Rezultatet e dobëta të skuadrës në ndeshjet e fundit si trajner dhe mungesa e disiplinës të ngarkojnë me përgjegjës duke rrezikuar objektivat e klubit. Prandaj kërkohet që ju jo vetëm të rrisni nivelin e vendim-marrjes gjatë procesit dhe lojës, por edhe të motivoni lojtarët për rezultate pozitive”.

vllaznia logo

Vlen të theksohet se po ditën e djeshme, Vllaznia triumfoi në Kupën e Shqipërisë, ndaj Korabit me rezultatin 1-0, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/