Dokumenti/ “Si u përdor pajisja IMSI Catcher për të përgjuar në burg”

Jun 24, 2016 | 19:50
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një dokument që tregon hyrje-daljet në një Institucion të Vuajtjes së Dënimit.

13502144_614041768756734_7160631236451931134_nNë bazë të këtij dokumenti, mësohet se oficeri nën akuzë për skandalin e përgjimeve, Ention Xhelili ka hyrë në territorin e burgut me automjetin në të cilin ndodhej pajisja përgjuese.

Sipas dokumentit dhe denoncimit të Berishës, ngjarja ka ndodhur më 12.6.2015. Për Berishën, kjo fakton se me pajisjen është përgjuar.

STATUSI

Ja dokumenti qe fakton se si me dt 12.6.2015 u fut nga Saje qorri makina me aparatin e pergjimit IMSI Cathcer me targe AA380 BD e drejtuar nga Entiol Xhelili ne territorin e Burgut 302, me porosi te drejtorit te pergjithshem te burgjeve, me pretekst matjen e ndotjes se ajrit!

Ky dokument fakton mashtrimin e ulet te Edvin Shullazit, Saje qorrit dhe mercenarit te tyre Çako, qe mashtron shqiptaret se aparatura nuk eshte perdorur per pergjim! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura