Dokumenti sekret/ Rusia ka në shënjestër Britaninë, ja 20 qytetet objekt bombardimi

Apr 16, 2018 | 18:10
SHPËRNDAJE

Parashikimet e Luftës së Ftohtë të hartuara në fshehtësi nga qeveria britanike zbulojnë shkallën e një sulmi rus bërthamor në Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën 38 qytete jane ne liste per nje sulm te mundshem nga Rusia.

harta

Vete presidenti rus Putin nuk e ka mbajtur sekret faktin se ai është i gatshëm të përdorë arsenalin e tij nuklear, madje duke zbuluar armët e tij më të fundit të pamposhtshme në muajin shkurt.

Marrëdhëniet tani kanë arritur ne nivele te reja mes Rusisë dhe Britanisë nisur me tensionet ne ngritje qe pas helmimit te agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal.

Daily Star Online ka zbuluar objektivat bërthamore që Rusia kishte ne plan lidhur me Britanine.

Zyrtarët e mbrojtjes hartuan një listë prej rreth 106 vendesh, të cilat ata besonin se Rusia ishte gati per sulm, duke i shënuar ato si “objektiva të mundshëm bërthamorë”.

Kjo është pjese e dokumenteve të deklasifikuara të mbajtura nga Arkivat Kombëtare.

Qytetet në Mbretërinë e Bashkuar të listuara në: Londra Qendrore, Cheltenham, Edinburg, Nottingham, Teeside, Coventry, Wolverhampton, Leicester, Stoke-on-Tent, Belfast, Huddersfield, Sunderland, Gillingham, Rochester, Chatham, Maidstone , Manchester, Southampton, Leeds, Newcastle / Gateshead, Bristol, Sheffield, Swansea, Hull, Catterick, York, Preston, Cambridge, Dover, Reading, Salcombe, Brecon, Kidderminster, Armagh.

Krahas këtyre qendrave të mëdha të popullsisë ishin edhe baza ushtarake. Këto simulime mund të kenë ndryshuar që nga Lufta e Ftohtë, por ende ofrojne një pasqyrë ne kuader te zhvillimeve te reja, per pasojat qe mund ta presin Britanine ne rast se kemi shperthim te nje lufte te re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura