Dokumenti sekret/Drejtori i Sigurimit në 1968-ën: Ja 4 shqiptarët që CIA po i stërvit në kurse në Kaliforni për t’i zbarkuar në Shqipëri…

Oct 2, 2019 | 11:30
SHPËRNDAJE

2

Memorie.al publikon një dokument me siglën “Tepër sekret” të vitit 1968, ku Drejtori i Zbulimit Politik, Jonuz Mersini, informon Ministrin e Punëve të Jashtëme, Behar Shtylla, lidhur me përgatitjen që CIA amerikane po u bënte katër emigranëtëve politik shqiptarë, në SHBA, (Pal Biba, Marash Marku, Mark Deçka dhe Nikoll Shkoza), të cilët pasi ishin përgatitur në një kurs special në Bari të Italisë, do shkonin edhe njëherë për një kurs special dy mujor parashtizmi në Kaliforni dhe më pas në pritje për të zbarkuar në Shqipëri…

7-1

Publikohet i plotë një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret”, i cili bën fjalë mbi një relacion të Drejtorisë së Zbulimit me Jashtë të Sigurimit të Shtetit, (e cila vepronte e kamufluar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë), e firmosur nga drejtori i saj, Jonuz Mersini, në adresë të ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, Behar Shtylla.

Dokumenti në fjalë që shikon dritën e botimit për herë të parë, tregon qartë veprimtarinë dhe aktivitetin e Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë komuniste, në proçesin e survejimit dhe kontrollit të plotë që ai shërbim me strukturat përkatëse të tij do të vendoste mbi krerët kryesorë të emigracionit politik antikomunist shqiptar në SHBA, Australi dhe Europën Perëndimore.

6-2

Taktika e survejimit të vazhdueshëm, përdorimit të shantazhit, presionit, intrigave si dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, lidhur me përçarjen dhe më pas uzurpimit e plotë të kësaj mërgate politike do të rezultonte tejet efikase dhe më se e suksesshme për Drejtorinë e Zbulimit, e cila ishte një nga “tentakulat” e Sigurimin e Shtetit, të cilës i kushtohej një vëmendje e veçantë.

I njohur tashmë për publikun shqiptar është fakti i dërgimit të shumë agjentëve të Sigurimit dhe manovrimit të tyre në radhët e emigracionit politik antikomunist shqiptar siç është p.sh. rasti i Isuf Mullait (alias Cufe Mullai, me pseudonimin Dushku), i cili do të infiltrohej deri në radhët e Oborrit Mbretëror të Ahmet Zogut në Francë dhe Belgjikë.

Apo të Halit Bajramit, i cili ishte rezident i Sigurimit të Shtetit në Zelandën e Re, që zbarkoi dhe përgatiti në një farë mënyre grackën për likuidimin e të ashtuquajturës, bandës së Xhevdet Mustafës.

NIKOLL_SHKOZA

Përçarja dhe grindjet e vazhdueshme politike ndërmjet krerëve “Ballit Kombëtar”, “Legalitetit”, “Bllokut Indipendent”, si dhe të organizatave të tjera të emigracionit politik shqiptar, të nxitura dhe shfrytëzuara mjeshtërisht nga Sigurimi i Shtetit, do të ndikonte jashtëzakonisht në dobësimin dhe pothuajse në zhdukjen e çdo lloj forme konkrete dhe serioze të një opozite reale, qoftë kjo edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ndaj sistemit komunist të Enver Hoxhës. Aktiviteti më i madh ishte i mërgatës politike shqiptare në SHBA, e cila kishte mbështetjen dhe financimin e CIA-s amerikane.

Ndër më kryesorët e kësaj mërgate në aktivitetin politik, ishin: Leka Zogu, Abaz Kupi, Abaz Ermeni, Luan Gashi, Selim Damani, Eduard Liçaj, Asim Jakova, Shefki Miraka, Agim Karagjozi.

Ndërsa si krahu i armatosur i saj që CIA amerikane po përgatiste në kurse speciale desantimi për të zbarkuar në Shqipëri, ishin katër grupe (emrat e tyre nuk janë në raportin e Drejtorisë së Zbulimit), që kishin si komandantë të tyre: Pal Bibën, Marash Markun, Mark Deçkën dhe Nikoll Shkozën.

5-1

Dokumentin që po botojmë në këtë shkrim, e kemi dhënë me shkurtime, pasi ai bën pjesë në një raport mjaft të gjatë të Drejtorisë së Zbulimit, ku jepen të dhënë për disa nga shtetet e Evropës, prej të cilave regjimi komunist i Tiranës druhej se komplotonte në dëm të tij.

4-1

  Raporti i Drejtorisë së Zbulimit për Behar Shtyllën

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE               TEPER SEKRET

 DREJTORIA E ZBULIMIT                     Ekzemplar Nr. 4 Nr. 19                     

                                          Tiranë, më 19/7/1968

               Shokut Behar

              INFROMACION

III. MBI VEPRIMTARINË SUBVERSIVE TË ZBULIMEVE ARMIKE

Një burim i joni në SHBA në një bisedë që ka pasur me një shqiptar që ka marrë pjesë në kursin e zbulimit që ka çelur CIA në Bari të Italisë dhe për të cilin kemi informuar në informacionin tonë të 5 marsit të këtij viti, ky i fundit, në mes të tjerash i ka thënë burimit tonë se në bisedat që kanë organizuar në kurs me instruktorët amerikanë, duke folur për situatën në vendin tonë, u kanë thënë si më poshtë:

-Situata e brendshme në Shqipëri, aktualisht në zonat e Veriut, paraqitet jo e favorshme për qeverinë dhe me leverdi veprimi, bile dhe për organizim kryengritje nga ana e amerikanëve.

Këtë ata e shpjeguan se masat e popullit në Veri janë të pakënaqura dhe në heshtje nuk i pranojnë masat e marra nga qeveria shqiptare lidhur me kolektivizimin e zonave malore si dhe me luftën kundër fesë.

Mirëpo, kanë shtuar ata, neve nuk mund të veprojmë tash për tash, për arsye se çdo hap në këtë drejtim mund të krijojë një gjendje shumë të acaruar në Evropë dhe kjo mund të ketë konseguenca të pandreqshme për Amerikën dhe aleatët e saj.

  • Neve, shpjegon instruktori amerikan, i marrim të gjitha masat qysh tani (megjithëse tani për tani nuk veprojmë) në mënyrë që të jemi të gatshëm për të vepruar menjëherë sapo edhe situata në Evropë të na e lejojë, për arsye se të njëjtën gjë kundrejt Shqipërisë do të bëjnë dhe sovjetikët porsa t’i lejojë situata, sepse ata duan me çdo kusht të dalin në bregdetin Adriatik dhe vendi më i preferuar i tyre është Shqipëria.

Lidhur me kursin për zbulim në Bari, nga burimet tona informohemi se:

a) Pjesëtarët e kursit mbasi mbaruan lëndët, janë tërhequr për në SHBA dhe atje tani janë në pritje për t’i çuar edhe njëherë në kurs dymujor parashutizmi në bazën Monterni të Kalifornisë.

b) Se pjesëtarët e kursit i kanë ndarë në katër grupe që kur të krijohen konditat për t’u dërguar në Shqipëri, të veprojnë në këto zona: Në Mirditë përgjegjës Nikoll Shkoza, në Pukë përgjegjës Pal Biba, në Dukagjin përgjegjës, Marash Marku dhe në Malësinë e Shkodrës përgjegjës, Mark Deçka.

Anëtarët e tjerë të grupeve, sipas tyre janë duke u përgatitur në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në ndjekje për verifikimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe lëvizjes së tyre.

  1. PËR BASHKIMIN SOVJETIK

Nga një burim i joni në kontakt me rrethet ushtarake të RAB-it na informon se Flota ushtarake sovjetike në Mesdhe i ka bazat e saj në portet egjiptiane të Port-Said-it dhe Aleksandrisë.

Sovjetikët në fillim patën caktuar si bazë të tyre edhe Sidi Baran, por kohët e fundit e lanë këtë dhe gjetën më të përshtatshme gjiun natyral SALUM, disa km larg kufirit me Libinë.

Në këtë të fundit, megjithëse deri tani nuk ka shenja që të jenë bërë adoptime, janë ankoruar disa njësi të kësaj flote dhe për kamuflim aty qëndrojnë edhe disa anije ushtarake të RAB-it.

Në bazën e Port- Said-it dhe të Aleksandrisë, sovjetikët kanë ndërtuar edhe baza për lëshimin e raketave tokë-ajër dhe tokë-tokë, për mbrojtjen e flotës së tyre.

Për të mos zbuluar fuqinë e Flotës Detare të çdo baze, anijet e ndryshme janë gjithmonë në qarkullim nga një bazë në tjetrën, në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas burimit, kjo flotë përbëhet prej rreth 50 anijesh të mbiujshme të tipave të ndryshme, ndërsa ato të nënujshme nuk dihen.

Kohët e fundit nga ana e RABit edhe në armën e aviacionit ndiqet po e njëjta taktikë e qarkullimit të vazhdueshëm të avionëve nga një bazë në tjetrën për të mos u zbuluar sasia e tyre dhe për të mos u gjetur në befasi.

Në muajin mars e prill 1968, komanda e aviacionit të RAB-it ka dërguar me qëndrim të pacaktuar në aeroportet e Irakut dhe të Jordanisë, disa njësi aeroplanësh për t’i shpëtuar ndonjë goditjeje të befasishme, që mund t’u bëhet bazave ajrore të RAB-it nga ana e Izraelit.

2. Simbas të njëjtit burim, para dy javësh u nxorën në lirim rreth 150 oficerë të lartë të ushtrisë së RAB-it. Këtyre u foli ministri i Mbrojtjes, Fauzi, dhe u tha se kjo masë merret në kuadrin e planit dyvjeçar naserjan të ripërtëritjes së ushtrisë (për të cilin plan kemi pas të dhëna në janar të këtij viti), prandaj ata duhen të ngelen miq dhe përkrahës të Presidentit Naser.

Por qitja e tyre në lirim – thekson burimi – bëhet më tepër për shkak se kohët e fundit në mes këshilltarëve të RAB-it dhe ushtarakëve sovjetikë (që janë të shumtë) kanë plasë grindje të mëdha dhe këta oficerë që u nxorën në pension janë akuzuar si inspironjës të këtyre grindjeve.

Grindjet, – thekson burimi – janë bërë aq të mëdha sa që kanë preokupuar vetë Naserin, i cili kohët e fundit ka lëshuar një qarkore të brendshme për oficerët, ku thotë se këshilltarët sovjetikë janë thirrur nga vetë ai në ndihmë për të forcuar mbrojtjen e atdheut.

  1. PËR GREQINË

Nga një burim diplomat grek, i cili para tri javësh ishte në Greqi ku pati kontakte me personalitete civile dhe ushtarake, informohemi:

1.Gjendja e brendshme në Greqi megjithëse ngadalë po vjen duke u stabilizuar, pavarësisht nga ndonjë rezistencë e dobët nga ana e kundërshtarëve, të cilët po shkojnë drejt dekompozimit. Qeveria e sotme, nëpërmjet disa masave administrative dhe ekonomike të marra brenda, gradualisht po ia arrin qëllimit duke fituar simpatinë dhe përkrahjen e popullit, sidomos të shtresave të mesme dhe varfra, duke hapur punë ndërtimi, duke lehtësuar masat fshatare nga taksat etj. dhe duke detyruar kapitalistët e mëdhenj e të mesëm, që të mos bien në konflikt me klasën punëtore.

Në këtë mënyrë, udhëheqësit e sotëm grekë duan që me vepra të paraqiten si mbrojtësit “më të denjë” dhe “konseguentë” të interesave të masave. Ata proklamjonë me forcë se duan të realizojnë në Greqi, “drejtësinë shoqërore” dhe “shpërndarjen e të ardhurave kombëtare më të drejtë se në çdo vend tjetër të sistemit kapitalist”, pa cenuar iniciativën private, por vetëm duke e kontrolluar atë rigorozisht, me qëllim që “t’i mbyllet njëherë e përgjithmonë rruga komunizmit në Greqi”.

Në këtë drejtim qeveria është e vendosur që të mos tolerojë e bile do të kundërshtojë me të gjitha mjetet çdo ndërhyrje eventuale të jashtme nga do që të vijë.

Sipas burimeve qeveritare, këto masa janë një pjesë e një plani të gjerë dhe me afat shumë të gjatë, “për ringjalljen e Greqisë”, plan i cili nuk mund të realizohet, përveçse nga ideatorët e tij, d.m.th. nga ata që bënë grushtin e shtetit ç Faksimile e dokumentit të Jonuz Mersinit lidhur me aktivitetin e emigracionit antikomunist shqiptar në mergim vitin e kaluar, ose nga “udhëheqësit e revolucionit grek”, siç e quajnë ata veten.

Për këto arsye ata janë të vendosur që ta mbajnë përgjithmonë pushtetin……?! Përsa i përket qëndrimit në drejtim të vendit tonë, udhëheqësit grekë, në planin e përgjithshëm të politikës së jashtme nuk duan të bëjnë diferencime, do të sillen të matur, nuk do të nxisin thirrje dhe kërkesa shoviniste që do të acaronin më tej gjendjen, por nga ana tjetër, nuk duhet pritur as faktin se ajo hapur do të ndërmarri, të paktën në të ardhmen e afërt, hapa drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike duke injoruar problemin e “Vorio-Epirit”.

Udhëheqësit grekë pranojnë se ky problem nuk mund të zgjidhet me Shqipërinë, as me të mirë dhe as me të keq.

Qeveria greke nuk ka aspak ndërmend që të krijojë incidente dhe tension, por çështjen do ta lërë në heshtje, në mënyrë të atillë që të mos krijojë dhe pakënaqësi në popull, ndonëse edhe populli nuk tërhiqet më si më parë nga ndjenja të theksuara shoviniste.

Qeveria greke ka sjellë bindjen se në të ardhmen problemet etnike do të lozin rolin e tyre në marrëdhëniet midis shteteve: ata po ndikojnë tepër në marrëdhëniet midis shteteve të Lindjes, si Hungaria me Rumaninë, Bullgaria me Rumaninë e Bashkimin Sovjetik, Bullgaria me Jugosllavinë etj., për të mos përmendur – thonë grekët – marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, megjithëse këto shtete frymëzohen nga “ideologjia komuniste”, e cila në mënyrë artificiale injoronte deri tani problemin etnik. Prandaj, – thonë ata – megjithëse bota është plot me këto lloj problemesh, Greqia nuk do të jetë e para që të kërkojë ta zgjidhë këtë problem të saj me anë të forcës. Memorie.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura