DOKUMENTI/ “Gjykata e Parisit nuk e ka pranuar padinë e Sali Berishës kundër Antony Blinken” – Gazetari siguron shkresën: Është dorëzuar vetëm në protokoll

Nov 3, 2021 | 21:00
SHPËRNDAJE

Gjatë foltores së mbajtur në Lezhë, Sali Berisha tha se gjykatësi i Parisit kishte pranuar padinë e tij për Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Por si qëndron e vërteta?

saliberisha-blinken

Gazetari Albi Xhunga duke iu referuar përgjigjes zyrtare të marrë nga Tribunali i Parisit, bën me dije se kemi të bëjmë vetëm me regjistrim ose protokollim të padisë, dhe jo pranim të saj. Vetë gazetari kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha Xhunga.

Duke ju referuar çështjes që tashmë ka shkuar në gjykatën franceze, Berisha tha: “Jo vetëm gjykatësi ka pranuar shqyrtimin e padisë, por miqtë e mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero prova, zero dokumente ashtu siç ju kam thënë unë ju. Megjithatë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe cilindo shtetas, qytetar, institucion të atij vendi e mbarë botës, që çdo fakt, provë, dokument që të ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris”.

Përgjigjja zyrtare  

Përgjigja zyrtare nga Vincent Plymas, zv/Prokuror në gjykatën e Parisit

Këshilli i Gjyqtarëve të Tribunalit të Parisit ka marrë një padi për shpifje, dhe konform kodit dhe procedurës penale, një depozitë është e nevojshme, që të lejohet hapja e një procedure gjyqësore, shkruan gazeta Shqip.

dokumenti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura