DOKUMENTI/ Prokuroria e Tiranës nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha

Aug 11, 2015 | 15:48
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe nga ish-kryetari i saj Lulzim Basha. Kjo për shkak se një vit më parë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit te Territorit ka depozituar një kallëzim penal dhe ka kërkuar nga organi i akuzës, verifikimin e mbi 100 lejeve te lëshuara me firmën e Bashës që nga qershori i vitit 2013.

veliaj3

Prokuroria vetëm këtë vit ka nisur procedimin penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Për këtë, organi i akuzës ka kërkuar nga Bashkia e Tiranës, tashmë në drejtimin e Erion Veliajt, të vendosë në dispozicion të saj të gjithë materialin e duhur mbi lëshimin e këtyre lejeve.

Në kallëzimin e Agjencisë së Planifikimit të Territorit, pretendohet se ka abuzime të shumta me lejet e dhëna.

Bashkia akuzohet gjithashtu edhe për mos ushtrim të kontrollit të territorit në fushën e ndërtimeve si dhe për mos respektim te ligjeve dhe planit te përgjithshëm vendor nga projektuesi përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik te planeve te detajuara vendore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura