DOKUMENTI/ Procedurat për shkarkimin e Metës, 50 firmëtarët kujtojnë dhe përplasjen live Meta-Kim për ‘sfurqet’. Ç’ndodhi më 23 prill

May 3, 2021 | 14:59
SHPËRNDAJE

gdfhthjej4rj-1068x612

Përplasja e Presidentit Ilir Meta me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 23 prill, për deklaratat e kreut të shtetit me thirrjet për mbrojtjen e votës, është përdorur si një nga argumentet e kërkesës që grupi i 50 deputetëve të PS ka nisur në Kuvend për nisjen e procedurave të shkarkimit të kreut të shtetit.

“Kjo nxitje dhune dhe intimidimi i Presidentit pak ditë para votimit në kushtet e rritjes së rasteve të terrorit në rrugët e Shqipërisë nga militantë të opozitës të armatosur ose jo që qarkullonin me mjete të partive të tyre politike me qëllim të qartë kryerjen e akteve të vetëgjyqësisë së motivuara/justifikuara nga Presidenti i Republikës si akte qytetare dhe patriotike, të cilat cuan edhe deri në humbje jete të një personi dhe vënie në rrezik të jetës për të tjerë, detyroi ambasadoren e SHBA në Tiranë ti drejtohej publikisht edhe personalisht z Meta për të ndaluar këtë fushatë të nxitjes së dhunës dhe intimidimit të votuesve.

Mesazhi publik i Ambasadores dhe përgjigja live e Presidentit të Republikës në një intervistë në një kanal publik shqiptar janë fakte të njohura botërisht në Shqipëri edhe jashtë vendit”, shkruhet në kërkesën e deputetëve të Kuvendit që kërkojnë shkarkimin e Metës.

Dokuementi shkarkimi i Metes

 

PJESE NGA KERKESA E 50 DEPUTETEVE PER NISJEN E PROCEDURAVE TE SHKARKIMIT TE PRESIDENTIT META:

Presidenti në daljet e e tij publike ka intimiduar votuesit duke iu kujtuar se ai vetë apo “populli” do t’i “presin dorën”, ai vetë apo “populli do t’i arrestonte vetë jo nëpërmjet forcave të rendit apo institucioneve ligjzbatuese. Vargjet e thirrjeve luftarake dhe përdorimi i epiteteve të dhunës, vetëgjyqësisë janë mesazhe të qartë të Kreut të Shtetit drejt popullit, i cili prej tij priste shmangien e konfliktit, jo nxitjen e tij, shmangien e dhunës jo motivimin e saj si një akt patriotik.

Kjo nxitje dhune dhe intimidimi i Presidentit pak ditë para votimit në kushtet e rritjes së rasteve të terrorit në rrugët e Shqipërisë nga militantë të opozitës të armatosur ose jo që qarkullonin me mjete të partive të tyre politike me qëllim të qartë kryerjen e akteve të vetëgjyqësisë së motivuara/justifikuara nga Presidenti i Republikës si akte qytetare dhe patriotike, të cilat cuan edhe deri në humbje jete të një personi dhe vënie në rrezik të jetës për të tjerë, detyroi ambasadoren e SHBA në Tiranë ti drejtohej publikisht edhe personalisht z Meta për të ndaluar këtë fushatë të nxitjes së dhunës dhe intimidimit të votuesve.

Mesazhi publik i Ambasadores dhe përgjigja live e Presidentit të Republikës në një intervistë në një kanal publik shqiptar janë fakte të njohura botërisht në Shqipëri edhe jashtë vendit.

Deklaratat, sjellja statuset dhe mesazhet e Presidentit në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 janë të mbushura me një veprimtari intensive të PR e cila nuk përnjdek asnjë ushtrim të kompetencave të tij, asnjë oerientim koordiunes të organeve kompetente, asnjë qëllim të ligjshëm.

Sic rezulton nga rrethanat e parashtruara më sipër dhe konkretisht në statusin e PR në rrjetet sociale, në intervistën e dhënë në kanalin me transmetim kombëtar dhe kohë transmetimi “prime time” me shikueshmëri të konsiderueshme, PR qartësisht në vend të mbështesë apo kordinojë punën e tre pushteteve i etiketon si “banda në pushtet”, “banda të rilindjes”, fton popullin të kryejë Rereferendum në 25 prill që ti japë fund pushtetit të bandave”, fton popullin të bëjë vetëgjyqësi duke u kujtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve se edhe ata do hetohen pas datës 25 prill.

Të njëjtat mesazhe, etiketime, epitet përdoreshin njëkohësisht nga liderë, kandiatë apo figura me popullaritet të partive opozitare, të cilat të artikuluara nga Presidenti krijonin mesazhin e qartë të ndarjes së popullit në ata të rilindjes apo jo, ata të pushtetit apo ata pa pushtet, ata që do hetoheshin pas datës 25 prill sapo referendumi popullor që do i jepte fund pushtetit të bandave të përfundonte.

Në statusin e datës 24.4.2021, Presidenti përfaqësues të Kryeministrisë, përfaqësuesizyrtar i organit kushtetues të Këshillit të Ministrave, organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv, si përfaqësues i grupit të njohure mafioz italian Ndrangeta duke barazuar organin kushtetues këshillin e ministrave me një organizatë kriminale.

PERPLASJA LIVE

Më datë 23 prill, kreu i shtetit u përplas me  diplomaten e SHBA-ve Yuri Kim, kur ky i fundit ishte i ftuar në një emision televiziv dhe bëri thirrje që qytetarët të merrnin “sfurqet” në 25 prill.

Kjo deklaratë e kreut të shtetit bëri që ambasadorja amerikane të reagojë me një postim në Twitter dhe ta quajë të papranueshme dhe të dënueshme këtë deklaratë.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”- do të shkruante ambasadorja amerikane.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do iu përgjigj live ambasadores së SHBA-së, duke i kërkuar që të mos e marrë më në mbrojtje kryeministrin Edi Rama.

Kjo deklaratë e Metës erdhi pasi mesazhin e postuar në Twitter, ambasadorja amerikane, ia dërgoi edhe në telefon presidentit, duke i kërkuar që të mos përmendë më cfurqet.

Kreu i Shtetit i ka kërkuar ambasadores që të mos ndërhyjë më punët e brendshme te Shqipërisë ne mënyrë të njëanshme.

Presidenti Meta: Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për te mos përmendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet me Edi Ramen.

Meqë jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.

E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre ne punët e brendshme te Shqipërisë ne këtë mënyrë te njëanshme.

Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramën te ballafaqohemi para shqiptareve. Ose të gjejë kush ia ka përkthyer gabim ato që kam thënë unë ose të pranojë se është këtu si përfaqësuese e lobeve të caktuara dhe jo si përfaqësuese e SHBA, që janë për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe Shqipëria si vendi NATO-s të jetë një vend me kredenciale demokratike.

Edhe sikur ajo të japi leje dhe kushdo tjetër ne do t’i mbrojmë zgjedhjet dhe nëse ajo dëshiron që të dalë me Ramën në podium, të dali dhe të bëjë fushatë për Edi Ramën. Ne jemi me popullin e Shqipërisë që të japi verdiktin.

KUSH JANE 50 DEPUTETET QE KERKOJNE SHKARKIMIN E METES

Taulatn Balla
Alket Hyseni
Elisa Spiropali
Ulsi Manja
Lindita Nikolla
Artemis Malo
Eduard Shalsi
Bujar Çela
Arben Kamami
Sadi Vorpsi
Olta Xhaça
Ervin Bushati
Adelina Rista
Klodiana Spahiu
Spartak Braho
Edlira Bode
Tatjania Pirro
Ismet Beqiraj
Roland Xhelilaj
Xhevit Bushaj
Aurora Mara
Erion Braçe
Edmond Leka
Jurgis Çyrbja
Almira Xhembulla
Ermonela Felaj
Reme Lala
Mirela Kumbaro
Besnik Baraj
Eglantiana Gjermeni
Luan Duzha
Flornec Spaho
Ilir Ndraxhi
Milva Ekonomi
Anduel Xhindi
Elvis Kushi
Adriana Jaku
Antonela Dhima
Vilma Bello
Fate Velaj
Pandeli Majko
Fadil Nasufi
Luan Harusha
Bledar Çuçi
Klotilda Bushku
Vasilika Hysi
Vullnet Sinaj
Eljo Hysko
Ediola Braha

Dokuementi shkarkimi i Metes1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura