DOKUMENTI/ Përdhunimet në burgjet e diktaturës “ti mbaji kokën gruas tënde, unë t’i ngre këmbët”

Nov 3, 2015 | 10:50
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e gushtit 1948, zbulon deri në imtësi se çfarë torturash fizike e mendore bënin shefat e sigurimit në qelitë e hetuesisë. Rasti është i një nëntogeri, efektiv ushtarak, i cili ishte arrestuar befas në Pogradec, me akuzën për vepra armiqësore kundër pushtetit popullor.

dokumetni
Pasi akuzat nuk ishin vërtetuar, ai ishte liruar nga burgu dhe pas kësaj shkruan një relacion me gjithë detajet e torturave që kishin ushtruar mbi të dy punonjësit e Sigurimit Kapiten T. B. dhe N/Toger Sh. K., ku ai veçon si kulmin më të padurueshëm momentin kur torturuesi i thotë se do t’i sjellë në mbrëmje gruan dhe do ta përdhunojë në sytë e tij.

“Në datën 2 shtator shkon N/Toger Sh. Dhe mbasi e rimerr në procedium N/Toger K.Z e pyet se çfarë sendesh ushtarake ka në shtëpi dhe i arrestuari se juve shkoni dhe kontrolloni shtëpinë time, mbasi atje është gruaja e cila është edhe anëtare partie, mirëpo Sh. i thotë se e paske dhe anëtare partie gruan, të cilën në mbrëmje do ta sjell unë këtu dhe ti t’i mbash kokën, e unë ti ngre këmbët”, thuhet në dokumentin e relacionit të të burgosurit.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura