Dokumenti/ Pas denoncimit të Bashës, këshilli bashkiak i Durrësit merr vendim brenda ditës për familjen në çadër

Aug 10, 2020 | 19:28
SHPËRNDAJE

Pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se familja Gjoka në fshatin Kameras në Manzë jeton prej 10 muajsh në çadër për shkak të dëmtimit të banesës nga tërmeti, këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vendimin që i jep grant kësaj familje për rikonstruksionin e banesës.

bashamanze

Vendimi i këshillit bashkiak është marrë gjatë ditës së sotme pas denoncimit të kreut të PD-së, i cili vizitoi nga afër disa familje në fshatrat e qytetit bregdetar që jetojnë prej 10 muajsh në çadra.

Në vendimin e këshillit bashkiak përfshihet një listë prej 2306 familjesh, përfshirë edhe familjen Gjoka.

“Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së katërt me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, thuhet në pikë 5 të vendimit.

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura