DOKUMENTI/ Nisma e Veliajt, Bashkia do blejë 2 apartamentet ku kanë jetuar Kadare dhe Agolli

Jan 25, 2018 | 19:21
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës do të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli për ti kthyer në shtëpi muze.

kadare agolli

Projektvendimi është përgatitur nga administrata e Bashkisë dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e parashikuar për në 31 Janar.

“Shtëpitë e tyre janë në fakt dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Ky pallat u ndërtua pranë mapos në Rrugën e Dibrës nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

“Pallati ku kanë banuar Kadare dhe Agolli ndodhet në një zonë shumë të frekuentuar të Tiranës dhe pranë qendrës historike të saj, në krah të Sheshit “Skënderbej”. Ky pozicion i favorshëm krijon mundësinë e përfshirjes së tij në itineraret dhe guidat e operatorëve turistikë mbi Tiranën”.

vendimi veliaj 1 vendimi veliaj 2 vendimi veliaj 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura