DOKUMENTI/ Ministria e Shëndetësisë hap tenderin e respiratorëve për pacientet e prekur nga koronavirusi. 129 milion lekë të rinj për kompaninë që i sjell më shpejt

Mar 18, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

 

respiratore koronaMinistria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje që përdoren për pacientet që kanë probleme me frymëmarrjen dhe që kanë nevojë për ndihmën e aparaturave për të mbijetuar.

Prekja e mushkërive është një nga komplikacionet më të rënda që kanë personat e infektuar nga koronavirusi.

Tenderi është publikuar ditën e djeshme dhe në objektin është: “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19”

Në këtë dokumente, theksohet se afati kohor për dorëzimin e ofertave është: data 18.3.2020.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129, 727.371 lekë, (njëqind e njëzet e nëntë milion e shtatëqind e njëzet e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë pa TVSH.

Ndërkohë që ajo që bie në sy janë termat e tenderit, ku me 60 pikë do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

Respiratoret tenderi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura