Dokumenti/ Kryeministri Rama nënshkruan urdhrin me Guvernatorin Sejko për kreditë nëpër banka. Çfarë përmban vendimi

Mar 17, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një urdhër me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në lidhje me shtyrjen e afatit të shlyerjes së këstit të kredive për bizneset dhe individët.

kredi-b-420x335

Sipas vendimit të publikuar nga kryeminiatri Rama, kjo shtyrje bëhet deri më datë 31 maj për të gjithë ata kredimarrës që janë përballur me vështirësi për shkak të masave për koronavirusit.

Kredimarrësit do të dorëzojnë një kërkesë tek kredidhnësit, ndërsa këto të fundit, do të bëjnë procesimin e çdo kërkese të paraqitur brenda tri ditëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura