DOKUMENTI/ Kandidatja për deputete kërkon rihapjen e kutive të votimit! Ankimon në KQZ rezultatin

May 10, 2021 | 14:33
SHPËRNDAJE

Fratari1-1-674x450Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari të hënën ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për qarkun e Tiranës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar rinumërimin e votave.

Në ankimimin e Fratarit, theksohet se duke marrë shkas nga të dhënat e komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve; ajo kërkoi nga KQZ të paraqitej me pamje filmike të procesit të numërimit, ku sipas saj, ka mospërputhje të numërimit të votave.

Ankimi Fratari

Ajo kërkon ndryshimin e vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe rinumërim dhe vlerësim të votave për të gjitha ZAZ-të e qarkut Tiranë.

Lediana Fratari ishte kandidatja e 34 në listën shumemërore të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, e cila mori rreth 2 mijë vota personale në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Fratari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura