Dokumenti/ Ja çfarë raportohej te Kryeministri për zgjedhjet e 1 shekulli më parë nga Aqif Elbasani

Apr 20, 2021 | 15:15
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument të vjetër i cili mban firmën e Kryetarit të Këshillës së Naltë Aqif Elbasani, drejtuar kryeministrit të vendit asokohe.

dokumenti aqif elbasani

Në këtë letër, Aqif Elbasani raporton tek Kryeministri për zgjedhjet, ku shkruan se “Në vend qi t’i dajshin e t’i pjestojshin qendrat e zgjedhjevet të katundeve si pas nyjës pestë të Ligjës së Zgjedhjevet i cili lejon qi të merret parasysh lehtësinë e popullit, komisioni e ka pjestue popullin në qendra shumë të largëta…”

Postimi i Arkivës së Shtetit

Ja se çfarë raportohej për ZGJEDHJET e 1 SHEKULLI më parë nga Aqif Elbasani.

Shkëlqesis së tij, KRYEMINISTRIT

“Sikurse ju kemi shkrue edhe ma para mbi paudhësit e zgjedhjevet ashtu edhe sot, po ju shinojm nji punë fare të jashtnomëshe qi ka ba Komisioni qi merret me zgjedhjet. Në vend qi t’i dajshin e t’i pjestojshin qendrat e zgjedhjevet të katundeve si pas nyjës pestë të Ligjës së Zgjedhjevet i cili lejon qi të merret parasysh lehtësinë e popullit, komisioni e ka pjestue popullin në qendra shumë të largëta…”.

Kryetari i Këshillës së Naltë

Aqif Elbasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura