DOKUMENTI/ I riu rrezikoi jetën e kalimtarëve në “Sheshin Skënderbej”, reagon Berisha, i nxjerr skedën e patronazhimit: Është votues i Partisë Socialiste

Apr 25, 2021 | 14:38
SHPËRNDAJE

Arben Mema-votus i PSIsh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen që terrorrizoi kalimtarët në Sheshin “Skënderbej” ditën e sotme.

I riu, Arben Mema u fut me automjet në shesh dhe rrezikoi jetën e kalimtarëve, duke bërë manovra të rrezikshme, por ai u neutralizua fatmiresisht nga i riu, Klodian Elqeni.

Por, Sali Berisha ka shkuar më tej, teksa ka publikuar skedën e ‘patronazhimit’ të 32 vjeçarit, Arben Mema.

Ky i fundit sipas Berishës është votues i Partisë Socialiste.

“Arben Mema qe u versul me veture mbi qytetaret ne Sheshin Skenderbej është votues i PS! Shikoni dokumentin e patronazhistit!!”, shkruan Sali Berisha.

Arben Mema votues i PS


Sali Berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura